MSC Cruises


MSC Cruises


MSC Cruises u krijua nga Gianluigi Aponte, pronar i kompanisë Mediterranean Shipping Company, në vitin 1987, duke përfshirë flotën ‘Lauro’ të blerë më parë. MSC Cruises është pjesë e grupit detar të MSC, një nga kompanitë më të rëndësishme të transportit detar në botë. Me seli në Gjenevë, Msc Cruises ka një seli operacionale në Napoli nga ku koordinohen aktivitetet e detit dhe tokës. Që nga viti 2003, kompania filloi evolucionin e saj të vërtetë me një plan investimi madhështor prej mbi 5.5 miliardë euro, investim që e ka bërë sot një nga 5 operatorët më të mëdhenj të lundrimit në botë.

Flota

Anijet e lundrimit në shërbim janë aktualisht 17 plus 2 në ndërtim: MSC Armonia, MSC Sinfonia, MSC Lirica, MSC Opera, MSC Musica, MSC Orchestra, MSC Poesia, MSC Magnifica, MSC Fantasia, MSC Splendida, MSc Divina, MSc Preziosa, MSC Meraviglia, MSC Grandiosa, MSC Bellisima, MSC Seaside, MSc Seaview dhe MSC Seashore dhe MSC Virtuosa në ndërtim. MSC Virtuosa është tashmë në shitje për lundrimet e viti 2021.

Itineraret dhe destinacionet kryesore

Shumica e anijeve të flotës operojnë në Mesdhe, por në varësi të sezonit ato lundrojnë në zona të tjera me rëndësi turistike si:

  • Mesdheu Perëndimor gjatë gjithë vitit
  • Mesdheu Lindor gjatë gjithë vitit
  • Europa Veriore në verë nga maji deri në fund të gushtit
  • Ishujt Karaibe gjatë gjithë vitit
  • Amerika e Jugut në dimër nga tetori deri në mars
  • Emiratet e Bashkuara Arabe në dimër nga tetori deri në mars
  • Afrika e Jugut gjatë gjithë vitit

Të gjitha anijet e MSC Cruises