MSC Armonia lundroi për herë të parë në vitin 2011 por u rinovua dhe restaurua plotësisht në 2014 me një elegancë dhe finesë në çdo detaj. Ne e konsiderojmë anije të përshtatshme për të gjithë. Ajo ka një tonazh prej 58,600 ton për 1566 pasagjerë dhe krenohet me shumë karakteristika tipike të anijeve bashkëkohore të lundrimit, duke përfshirë dy pishina të hapura, një palestër dhe qendër Wellness, spa, sallon bukurie, 10 bare, katër restorante, kabare, kazino, internet kafene, fushë futbolli simulimi, arkadë video dhe lojëra për fëmijët. Në fund të viti, anija ndodhet gjithnjë në ujrat e Karaibeve duke i shëtitur pushuesit e vet buzë Kubës magjepsëse.