ÇFARË DUHET TË DINI RRETH KROÇERAVE

Po afron momenti për të rezervuar pushimet tuaja të ardhshme dhe disa miq ju kanë treguar mbi eksperiencën e tyre të kroçerës, ndoshta me entuziazëm ose ndoshta duke ju dekurajuar, duke e bërë kështu akoma më të komplikuar përzgjedhjen e pushimeve tuaja. Por çfarë do të thotë të bësh një kroçerë? Një kroçerë është para së gjithash një pushim brenda pushimeve, ku destinacioni i parë që zgjidhni do të jetë anija dhe më pas itinerari që keni zgjedhur për të vizituar. A keni menduar ndonjëherë të vizitoni 3,4, 5 ose më shumë destinacione në të njëjtën udhëtim? Nëse po, përgjigja e vetme që mund të gjeni është një kroçerë. Në të vërtetë, vetëm me anë të kroçerës mund të shihni për shembull shtatë ishujt të ndryshëm të Karaibeve në vetëm shtatë ditë, vetëm me një kroçerë mund të hyni në fjordet norvegjeze dhe në të njëjtën kohë të jeni ulur të qetë në karrigen e ballkonit të kabinës suaj, të admironi peisazhe që nga toka nuk do ishin të dukshme, ose të niseni në lundrim nga Venecia duke lënë prapa sheshin San Marko, pastaj të vazhdoni lundrimin në Adriatik dhe të mbërrini në ishujt grekë pa e kuptuar fare.
Pra, nëse nuk keni bërë më parë një kroçerë, nuk mund ta dini që jeni pikërisht ju ai që zgjedh se në çfarë kabine do të akomodoheni. Mund të zgjidhni kabinën e brendshme pa dritare dhe si pasojë më ekonomike, ose kabinën e jashtme me pamje nga deti, me ose pa ballkon. Ndoshta në pushimet tuaja preferoni të qëndroni në një suitë komode ose edhe në garden vila në varësi të anijes me të cilën lundroni. Përveç kësaj, nëse nuk keni bërë më parë një kroçerë, nuk do ta dini se i gjithë ushqimi është i përfshirë gjithmonë në çmim në të gjitha orët e ditës apo natës dhe ju do të paguani vetëm pijet nëse nuk e keni blerë një paketë pije që ju lejon të keni të përfshira edhe ato. Dhe ka më shumë, nëse nuk keni bërë më parë një kroçerë, nuk do mund dini se çdo herë që anija mbërrin në port, mund të vizitoni destinacionin në mënyrë autonome në qejfin tuaj ose të blini një ekskursion ku gjithçka është e organizuar nga stafi i kroçerës. Dhe nëse vendosni të qëndroni në bord, të gjitha shërbimet do të jenë të disponueshme dhe të hapura për ju: palestra, pishinat, xhakuzi, teatri dhe të gjitha animacionet e ditës. Përjashtohen vetëm aktivitetet që lidhen me kujdesin personal (masazhet, trajtimet e bukurisë, flokët etj) dhe pazaret në dyqanet në bord.
Nëse udhëtoni me fëmijët, lajmi i mirë është se nën moshën 12 vjeçare, përveç taksave portuale, ata nuk do të paguajnë për shërbimet e ofruara në kroçerë, përfshirë këtu edhe grupin Mini Club, plot me aktivitete argëtuese dhe edukuese bashkë me fëmijët e tjerë nën drejtimin e kujdestarëve profesionistë.

SI TË ZGJEDHËSH KOMPANINË DHE TIPOLOGJINË E KROÇERËS

Atëherë, si të zgjedh një kroçerë? Si të kuptoj ndryshimet kryesore mes kompanive? Cilin itinerar? Po kabinën si ta zgjedh? Cila ofertë është më e përshtatshme për kërkesat e mia?

Këto janë pyetjet e para të atyre që nuk kanë bërë më parë një kroçerë. Në përshkrimin më poshtë shpresojmë të qartësojmë këto pika kryesore.

Cilën kompani të zgjedh?

Aktualisht, industria e kroçerave njeh katër protagonistë të mëdhenj në skenën botërore dhe disa kompani të pavarura e më të vogla. Në renditje nga rëndësia, këto kompani janë:

• CARNIVAL COORPORATION që përfshin Carnival Cruise Line, Costa Crociere, Holland America Cruise, Aida Cruises, P&O Cruises (UK), P&O Cruises (AU), Cunard, Pirncess, Seabourn
• ROYAL CARIBBEAN INTERNATIONAL që përfshin Royal Caribbean Cruise Line, Pullmantur, Azamara, Celebrity Cruises, CDF, Island Cruises, Tui Travel Plc
• STAR CRUISE që përfshin Star Cruises, Norwegian Cruise Line
• MSC –Mediterranean Shipping Company

Këtyre markave i shtohen një gamë më e gjerë e pronarëve të anijeve të pranishme në treg dhe që përfaqësojnë tregje të vogla specifike të tilla si për shembull kroçerat luksoze ose të dedikuara për destinacione specifike e kroçera lumore.

Pra, duke ditur këtë informacion, përsëri qëndron pyetja:

Cilën kompani të zgjedh?

Për ne shqiptarët, ato kompani që ofrojnë nisjet më komode, në portet më të afërta të shteteve fqinje si Athina, Bari, Roma e Gjenova, janë kompanitë italiane MSC Cruises dhe Costa Crociere. Po ashtu për faktin që lloji mesdhetar i pushimeve që ato ofrojnë, u përshtatet më mirë se të tjerat kërkesave të pushuesve shqiptarë. Kuzhinë mesdhetare, muzikë mesdhetare, aktivitete argëtuese dhe gjithashtu ofrimi i produkteve të parapëqyera nga ballkanasit dhe më gjerë nga mesdhetarët. Carnival Cruise Line dhe Royal Caribbean gjithashtu janë të njohura në tregun ballkanas për llojin amerikan të pushimeve që ofrojnë. Të gjitha këto kompani ofrojnë në bord shërbim në gjuhën angleze dhe italiane, cilado që është më komode për ju.

Si të zgjedh kabinën?

Kush po përgatitet për herë të parë për të zgjedhur një kroçerë, do të zbulojë se jo vetëm do të duhet të zgjedhë anijen, itinerarin, por edhe kabinën dhe madje edhe pozicionin e saj të saktë.

Të gjitha kompanitë kanë tendencë të diferencojnë çmimin e kabinave sipas llojit dhe pozicionit. Rregulli më i zakonshëm është sa më poshtë të ndodhet kabina, aqë më i ulët do jetë çmimi dhe sa më lart të jetë kabina, aq më i lartë do të jetë çmimi. Përveç kësaj, kategoria ndikon në çmim, duke ofruar çmimin më ekonomik për kabinat e brendshme dhe më të lartin për ato me ballkon, suitat, gran suitat etj.

Në fakt, ajo që ndodh shpesh me kroçeristët, është se zgjedhin kabinën në varësi të çmimit, gjë që mund të ulë pritshmërinë që kanë për kroçerën ose tju ofrojë një eksperiencë të paharrueshme nëse është pikërisht ajo çka duan.

Ky përshkrim do t'ju japë një pamje të qartë të gjërave, kështu që ju mund të bëni zgjedhjen me qetësi më të madhe. Ilustrim i kategorive kryesore të kabinave:

  • Kabina të brendshme (INSIDE)

  • Kabina të jashtme me dritare (OCEAN VIEW)

  • Kabina të jashtme me ballkon (BALCONY)

  • Suita (SUITE)

Kabina të brendshme (INSIDE)
Kabina të jashtme me dritare (OCEAN VIEW)
Kabina të jashtme me ballkon (BALCONY)
Suita (SUITE)

 

Këto katër kategori makro krijojnë sipas kompanisë që ne zgjedhim një sërë kabinash të emërtuara me emra të ndryshëm nga secili pronar individual i anijes, por që në fakt janë për shkak të njërit prej katër përmendur.

Përveç llojit siç thamë, kroçeristi i ardhshëm duhet gjithashtu të zgjedhë edhe pozicionin e kabinës. Pra, përzierja e dy zgjedhjeve të bëra me vetëdijen më të madhe do të jetë çelësi i suksesit të festës së ardhshme.

Përzgjedhja e kabinës do të kushtëzojë pjesërisht pushimet tuaja nëse keni bërë një zgjedhje jo mjaftueshëm adekuate nga mënyra sesi i bëni zakonisht pushimet.

Nëse ju jeni kroçeristë për herë të parë, do të thotë që nuk do tju zënë këmbët dhe, do të jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje për të eksploruar anijen dhe për të shfrytëzuar çdo aktivitet të organizuar nga stafi i kroçerës. Në këtë rast një kabinë e brendshme do të ishte mëse ok sepse do ta përdorni kabinën vetëm për të fjetur. Nëse jeni klaustrofobikë, ju sugjerojmë kabinat me dritare për të pasur më shumë dritë dhe hapësirë në dhomën ku akomodoheni. Nëse doni të shijoni maksimumin e eksperiencës dhe të sodisni mbërritjen në portje, largimin, apo edhe lindjen e diellit dhe muzgun nga privatësia e kabinës suaj, teksa pini një kafe ose një kokteil, atëherë kabina me ballkon është ajo që ju po kërkoni. Akoma më tepër, nëse ende jeni të pakënaqur me kaq, jeni kërkues dhe ndoshta pak megalomanë, atëherë suita është akomodimi i përshtatshëm për ju. Ato ofrojnë pozicionet më të mira në anije, shërbimin më të mirë, në disa raste paketa extra të përfshira në zona të rezervuara për këto kategori kabinash dhe në hapësirën SPA. Këto kabina variojnë nga 50 metër katrorë deri në 300 metër katrorë. Suitat janë adapte jo vetëm për ata që kërkojnë më shumë, por edhe për ata që udhëtojnë me një familje të madhe.

Ndër të tjera, mbani mend këto këshilla të vlefshme:

  • Nëse ju zë deti, pozicioni ideal i kabinës është në pjesën qendrore të anijes, në katet e poshtme
  • Nëse jeni të ndjeshëm ndaj zhurmave, evitoni kabinat në pjesën qendrore të anijes
  • Nëse doni të keni gjithçka afër ose keni vështirësi në lëvizje, zgjidhni kabinat afër ashensorëve në katet më të larta
  • Nëse doni të shijoni panoramat më të bukura nga anija, zgjidh kabinat (janë pothuajse të gjitha suita) në këndet perimetralë të anijes dhe do të shijoni një pamje 180 °

PËRSE NE