Image

MSC Cruises prezanton Rob, robotin humanoid si banakierin më të ri të MSC Virtuosa

MSC Starship Club është një përvojë unike futuriste gjithëpërfshirëse e kroçerës së re MSC Virtuosa

Banakieri i parë Robot Humanoid nga MSC Cruises, Rob, dhe koktejet e tij kozmikë do të jenë atraksioni i këtij bari dhe përvojës argëtuese unike

Kjo eksperiencë e re argëtuese, e frymëzuar nga vizioni i MSC Cruises për anijen kozmike të së ardhmes - MSC Starliner One është mundësuar nga teknologjitë më të fundit të krijuara për të krijuar një atmosferë futuriste. Ajo përfshin hologramë 3D, një ekran arti dixhital dhe një tryezë interaktive dixhitale 12-vendëshe, duke u dhënë mysafirëve mundësinë për të eksploruar hapësirën me turin e tyre galaktik të personalizuar.

Lexo më shumë
Image

KROÇERA FALAS! PËR HERË ROYAL CARIBBEAN HAP DYERT PA ASNJË PAGESË!

Shumë fansa të kroçerave më kanë pyetur në vitet e fundit nëse do vinte dita kur kroçerat të ishin falas. Natyrisht u kam kthyer përgjigje shumë miqësore me shpjegimin që nuk ka “Free Lunch”. Dhe kështu supozohej të ishte. Deri më sot!

Është kompania më e madhe dhe popullore e kroçerave në botë, linja amerikane Royal Caribbean International, ajo që ka njoftuar se është në kërkim të vullnetarëve për të lundruar me anijer Royal në ishujt e Karaibeve. Këto do të jenë lundrimet e para që kompania do të realizojë në rikthimin e saj në det.

Royal Caribbean International tashmë ka një faqe në internet ku mund të kryhet regjistrimi dhe është KËTU dhe një faqe të dedikuar në Facebook që mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Lexo më shumë
Image

"Safe Air" në kroçera - sistemi i ri i qarkullimit të ajrit

MSC Seashore do të jetë anija e parë e kroçerave me një teknologji tërësisht të re e të përparuar të qarkullimit  të ajrit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit Covid-19.

Ky është një hap i rëndësishëm përpara në angazhimin e vazhdueshëm të MSC Cruises për një industri që funksionon me prioritet shëndetin dhe sigurinë.

Lexo më shumë
Image

10 gjërat që duhet të dish para se të nisesh me kroçerat Costa

Vëmendje për çdo pasagjer

Check in kryhet plotësisht online dhe është i mundur 72 orë para nisjes së udhëtimit. Për të tërhequr biletat tuaja të kroçerës duhet të plotësoni online formularin e shëndetit dhe të dhënat tuaja personale. Proçesi i check-in bëhet në një kohë më të gjatë për të evituar rradhën dhe për të respektuar distancën sociale. Në terminalin e imbarkimit do të kryhet matja e temperaturës nëpërmjet një ekrani inteligjent dhe do të kryhet test për Cocid-19 për secilin pasagjer.

 

Pushime Smart

Celulari juaj do të jetë asistenti juaj gjatë gjithë udhëtimit. Përdorni Costa App duke skanuar kodin QR dhe shijoni sigurinë e plotë dixhitale ndërsa lundroni me Costa Cruises. Në bord do të gjeni gjithashtu monitorë inteligjentë që do tju udhëzojnë për çdo event, orar dhe vendndodhje në anije. Madje mund t’i përdorni edhe për të rezervuar në restorant, spa, teatër etj.

 

Më shumë hapësirë për pushuesit

Numri i pasagjerëve në bord është reduktuar për të respektuar më lehtësisht distancën sociale e për të siguruar një lundrim të qetë e të kënaqshëm. Zonat e përbashkëta të relaksit janë rimodeluar me hapësira të reja për tu adaptuar me protokollin e ri të shëndetit. Në anije do të shihni njoftime për zonat më të populluara në bord në kohë reale.

 

Pushime po, siguri prapë po

Ashtu si në mjediset e tjera, edhe në bord duhen vënë maskat mbrojtëse. Kështu ju mbroni veten dhe bashkëudhëtarët e tjerë. Në çdo kënd e korridor të anijeve , do të gjeni xhelin dezinfektues. Po ashtu personeli i nënshtrohet vazhdimit kontrolleve dhe masave të larta të higjenës.

Lexo më shumë
Image

PËRSE MSC GRANDIOSA ËSHTË ANIJA E VITIT!

MSC Grandiosa është anija më krenare që njoh.

Gjatë nëntorit të kaluar, teksa një spektakël gjigand po përgatitej nga stafi i MSC Cruises për të mirëpritur në ujrat e Mesdheut këtë anije të re, u lajmëruam se koha do të ishte e ftohtë e me shi dhe ceremonia e pagëzimit nuk do të mund të realizohej në ambientet e terminalit të Hamburgut, sikurse ishte parashikuar.

Nuk mund ta fsheh që më trishtoi ky lajm, sado qesharake të tingëlloj. Jo më kot, por sepse 1 vit më parë, kur mora pjesë për herë të parë në ceremoninë e inaugurimit të MSC Seaview në portin e Genovës, Itali, ishte një nga eventet më të rëndësishme dhe mbresëlënëse që kisha marrë pjesë. I madhi Zuchero e ndezi portin me një koncert të zjarrtë dhe qielli i kthjellët i Genovës u ngjyros me qindra fishekzjarre.

Prisja të ndodhte e njëta gjë.

Por ashtu sikurse na lajmëruan, megjithë atë shpresën e vockël për ndonjë ndryshim të papritur moti, eventi filloi në bord të Grandiosës dhe Michelle Hunziker ishte e pranishme për ta moderuar të gjithë ceremoninë, për të prezantuar kapitetin e gjithashtu për të ftuar në prerjen e shiritit të inaugurimit, kumbarës e anijes, ikonën  e bukurisë, Sofia Loren.

Shishja ‘e mbarësisë’ u thye mbi kiçin e anijes dhe shampanja u hap. Sërish fishekzjarret përshëndetën Hamburgun dhe të gjithë e mësuan se Grandiosa ishte gati për të hapur dyert. Një anije që do të ishte shtëpia e lumturisë për turistë nga e gjithë bota. As shiu, e as temperaturat e ulëta të asaj ane të Gjermanisë nuk mund ta tkurrnin entuziazmin e spektaklit të dritave blu atë natë nëntori.

Kjo ishtë veç një sfidë e vockël, përpara misionit që e priste Grandiosën disa muaj më vonë.

Lexo më shumë
Image

SA KUSHTON NË TË VËRTETË KROÇERA?

Sa kushton në të vërtetë kroçera? Ja përgjigjia!

Ke qenë ndonjëherë me pushime dhe shpenzimet të kanë dalë jashtë kontrollit? Nëse është rasti yt, do të thotë se nuk je i mirë në organizim dhe parashikimin e shpenzimeve. Për këtë të nevojitet asistenca e një agjenti të zotë udhëtimesh. E nëse nuk e njeh një të tillë, ja ku po të rendis shpenzimet e detajuara të një udhëtimi me kroçerë nga shtëpia në shtëpi. Kjo po që është ALL INCLUSIVE!


 

Viza

Me pasaportën shqiptare, sot mund të vizitojmë plot 114 shtete pa vizë, me vizë në mbërritje ose vizë elektronike. Kjo do të thotë se larmia e shteteve që mund të vizitojmë lirisht është e madhe, ama janë disa shtete që ende kërkojnë domosdoshmërisht një proces të gjatë të vizave të cilin duhet ta masim si shpenzimin kryesor të udhëtimit, sepse pa të, as mund të ëndërrojmë të udhëtojmë jashtë vendit. Për shembull për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nevojiten viza e kategorive të ndryshme, ajo turistike është e kategorisë B2 dhe kushton minimalisht 160 dollarë (tarifa e aplikimit), për Emiratet Arabe gjithashtu nevojitet viza që kushton më tepër se 100 euro tarifë, për Britaninë e Madhe kostot janë të ndryshme dhe fillojnë nga 100 pound për qëndrimin më të shkurtër në këtë vend. Po ka vende të tilla ekzotike si Antilet Franceze, Brazili, Maldive, Singapori që nuk kërkojnë një detyrim të tillë dhe kjo është fantastike për udhëtarët.

Lexo më shumë
Image

Trendet e udhëtarëve të botës gjatë vitit 2019

Janari, përveçse muaji i Golden Globes, është edhe muaji i raporteve vjetore!

 

Edhe në industrinë e kroçierave, një industri në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, janë disa njerëz që nxitojnë të nxjerrin bilancet vjetore në krye të vitit pasardhës, për të na dhënë një pasqyrë të dinamikës së tregut në tërësi. Sipas CLIA, Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Kroçierave, viti 2019 shënoi rreth 30 milionë pasagjerë në të gjitha kroçierat e botës, mikrpriti lundrimin e 17 anijeve të reja dhe gjeneroi 134 miliardë dollarë impakt global.

 

Po ashtu, shënoi edhe thellimin e trendeve të reja të industrisë së turizmit:

 

 

INSTAGRAMI I UDHËTIMIT

Fotot e instagramit dhe blogerat e udhëtimit tashmë janë popullorë në të gjithë botën. Me lidhjen e internetit në bord, pasagjerët e kroçierave po mbushin faqen e tyre të instagramit me eksperienca të ndryshme të lundrimit në bord dhe në tokë nga anije dhe destinacione të ndryshme duke i ndarë me ndjekësit nga çdo kënd i planetit dhe duket se ngjallin vërtet interes.

 

 

PUSHIM TOTAL

Të stresuar nga dinamika e jetës së përditshme, udhëtarët kërkojnë mënyra të reja për tu larguar nga përgjegjësitë e ditës dhe për tu ndier më të rinj se kurrë. Kompanitë e kroçierave po i përgjigjen kësaj kërkese duke ofruar pushim dhe qetësi në hapësirat SPA , menutë e përzgjedhura të ushqimit me një varietet dietash dhe inovacionet e fundit të fitnesit.

 

Lexo më shumë
Image

CEREMONIA E MARTESËS NË ANIJET MSC

 PAKETAT E CEREMONISË SË DASMËS NË ANIJET MSC

SILVER PACKAGE  - 520 EURO

·         Konsulencë martese para-lundrimi dhe mirëseardhje e dedikuar me planifikuesin e dasmave të MSC

·         Tufë lulesh e nuseve me boutonnière  (që zakonisht përfshin trëndafila)

·         Sallë pritjeje ekskluzive, e zbukuruar me dekore elegante florale dhe një rrugicë romantike

·         Ceremonia e ndjekur nga oficerët e anijes, me muzikë të regjistruar paraprakisht (ose live, tarifat aplikohen në bord)

·         Certifikatë dhe broshurë ceremonie simbolike, e nënshkruar nga Kapiteni

·         Shishja e verës Asti spumante, e shërbyer me tortën e dasmës pas ceremonisë

·         Tortë martese me dy nivele (20 cm dhe 12-15 cm) e mbushur me vanilje, mjedër ose çokollatë, e bërë me pastë sheqeri dhe zbukuruar me një fjongo të kuqe, jeshile, të verdhë ose blu.

Lexo më shumë
Image

MBËRRIJNË MYSAFIRËT E PARË NË OCEAN CAY MSC MARINE RESERVE

05 Dhjetor 2019 - MSC Cruises sot përshëndeti të ftuarit e parë në Ocean Cay MSC Marine Reserve, destinacioni i saj i ri i ishullit privat në Bahamas.

Hapja e ishullit është një moment historik kryesor për lundrimet MSC. Si pjesë e një strategjie restaurimi me shumë aspekte, Kompania ka shndërruar ishullin nga ajo që dikur ishte një vend gërmimesh industriale me rërë në një destinacion mahnitës tropikal dhe ka punuar me inxhinierë mjedisorë dhe ekspertë të tjerë për të rigjallëruar shtretërit përreth oqeanit, jetën detare dhe koralore,

Lexo më shumë
Image

MSC BELLISSIMA - Parajsa për shopping

A e dini sa hapësirë i rezervohet qendrës tregtare në një kroçierë?

 

Dikush mund të mendojë që do të gjeni vetëm dyqanin Duty Free në bord, por nuk është e vërtetë! Nëse je i fiksuar pas shopping, kroçierat mund të jenë parajsa jote e blerjes!

Vetëm në njërën prej anijeve të gjeneratës së re të MSC Cruises, pikërisht MSC Bellissima, e inauguruar në mars të vitit 2019, do të gjeni zonën më të madhe tregtare të flotës me mbi 8,000 metra katror.

Adrian Pittaway, shefi i shitjes me pakicë për MSC Cruises, është shprehur: "Bukuria e udhëtimit me kroçierë është që të ftuarit kanë kohë të lirë ndërsa anija po lundron dhe mund ta shijojnë duke bërë pazar pa nxitim në dyqanet në bord. Ne vazhdimisht përpiqemi të pasurojmë më tej përvojën në bord, kështu që kur bëhet fjalë për butikët tanë ne dëshirojmë të ofrojmë diçka më shumë sesa një shesh klasik pazari me suvenire dhe sende të zakonta. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë eksperiencë sa më unike duke kombinuar blerjet me argëtimet. Kemi punuar ngushtë me markat tona partnere për të gjetur mënyra për të përshtatur produktet e tyre në kontekstin e kroçerës. "

Lexo më shumë

PËRSE NE