A e dini sa hapësirë i rezervohet qendrës tregtare në një kroçierë?
Dikush mund të mendojë që do të gjeni vetëm dyqanin Duty Free në bord, por nuk është e vërtetë! Nëse je i fiksuar pas shopping, kroçierat mund të jenë parajsa jote e blerjes!
Vetëm në njërën prej anijeve të gjeneratës së re të MSC Cruises, pikërisht MSC Bellissima, e inauguruar në mars të vitit 2019, do të gjeni zonën më të madhe tregtare të flotës me mbi 8,000 metra katror.
Adrian Pittaway, shefi i shitjes me pakicë për MSC Cruises, është shprehur: "Bukuria e udhëtimit me kroçierë është që të ftuarit kanë kohë të lirë ndërsa anija po lundron dhe mund ta shijojnë duke bërë pazar pa nxitim në dyqanet në bord. Ne vazhdimisht përpiqemi të pasurojmë më tej përvojën në bord, kështu që kur bëhet fjalë për butikët tanë ne dëshirojmë të ofrojmë diçka më shumë sesa një shesh klasik pazari me suvenire dhe sende të zakonta. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë eksperiencë sa më unike duke kombinuar blerjet me argëtimet. Kemi punuar ngushtë me markat tona partnere për të gjetur mënyra për të përshtatur produktet e tyre në kontekstin e kroçerës. "
MSC Bellissima është anija e parë në të cilën ekipi i shitjeve me pakicë punon drejtpërdrejt me ekipin e animacionit për të përcaktuar mënyrën më të mirë për të angazhuar mysafirët, duke krijuar një atmosferë festive për ta.
Një shembull është eventi 'Flower Glory' me tematikë të viteve '60, ku falë partnerit të jashtëm 'Ray Ban', të ftuarit do të kenë mundësinë për të blerë dhe festuar së bashku, të fitojnë bluza ekskluzive ose të blejnë syze dielli 'Limited Edition' për të një look sa më bashkëkohor. Pittaway vazhdon: "Me secilën anije të re ne shikojmë se si të përmirësojmë hapësirën e shitjes dhe si një kompani ndërkombëtare që mirëpret mbi 170 kombësi në bord, duhet të sigurohemi që ajo që ofrojmë mund të përshtatet me nevojat e mysafirëve tanë në varësi të vendit ku ndodhet anija . "
Ndaj nëse po pyet veten çfarë mund të jesh në këto dyqane, ja përgjigjia:
Duke filluar nga çokollatat dhe deri tek edicionet e fundit të celularëve, nga argjendaria Swarovski deri tek markat lidere të bukurisë si Bvlgari, Chopard etj. Po ashu veshje sportive si Lacoste e Tommy Hilfiger, sikurse çanta dhe aksesorë nga Armani, Prada dhe Roberto Cavalli..
Gjithçka në anije është e përzgjedhur, por më shumë detaje sesi funksionojnë këto butikë, do t'i gjeni në postimet në vijim.
Deri atëherë, blerje të mbara! :)
MSC Starship Club është një përvojë unike futuriste
gjithëpërfshirëse e kroçerës së re MSC Virtuosa
Banakieri i parë Robot Humanoid nga MSC Cruises, Rob, dhe
koktejet e tij kozmikë do të jenë atraksioni i këtij bari dhe përvojës
argëtuese unike
Kjo eksperiencë e re argëtuese, e frymëzuar nga vizioni i MSC Cruises për anijen kozmike të së ardhmes - MSC Starliner One është mundësuar nga teknologjitë më të fundit të krijuara për të krijuar një atmosferë futuriste. Ajo përfshin hologramë 3D, një ekran arti dixhital dhe një tryezë interaktive dixhitale 12-vendëshe, duke u dhënë mysafirëve mundësinë për të eksploruar hapësirën me turin e tyre galaktik të personalizuar.
Shumë fansa të kroçerave më kanë pyetur në vitet e fundit
nëse do vinte dita kur kroçerat të ishin falas. Natyrisht u kam kthyer përgjigje
shumë miqësore me shpjegimin që nuk ka “Free Lunch”. Dhe kështu supozohej të
ishte. Deri më sot!
Është kompania më e madhe dhe popullore e kroçerave në botë,
linja amerikane Royal Caribbean International, ajo që ka njoftuar se është në
kërkim të vullnetarëve për të lundruar me anijer Royal në ishujt e Karaibeve.
Këto do të jenë lundrimet e para që kompania do të realizojë në rikthimin e saj
në det.
MSC Seashore do të jetë anija e parë e kroçerave me një
teknologji tërësisht të re e të përparuar të qarkullimit të ajrit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes
së virusit Covid-19.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara në angazhimin e
vazhdueshëm të MSC Cruises për një industri që funksionon me prioritet
shëndetin dhe sigurinë.
Vëmendje për çdo
pasagjer
Check in kryhet
plotësisht online dhe është i mundur 72 orë para nisjes së udhëtimit. Për të
tërhequr biletat tuaja të kroçerës duhet të plotësoni online formularin e
shëndetit dhe të dhënat tuaja personale. Proçesi i check-in bëhet në një kohë
më të gjatë për të evituar rradhën dhe për të respektuar distancën sociale. Në
terminalin e imbarkimit do të kryhet matja e temperaturës nëpërmjet një ekrani
inteligjent dhe do të kryhet test për Cocid-19 për secilin pasagjer.
Pushime Smart
Celulari juaj do
të jetë asistenti juaj gjatë gjithë udhëtimit. Përdorni Costa App duke skanuar
kodin QR dhe shijoni sigurinë e plotë dixhitale ndërsa lundroni me Costa
Cruises. Në bord do të gjeni gjithashtu monitorë inteligjentë që do tju
udhëzojnë për çdo event, orar dhe vendndodhje në anije. Madje mund t’i përdorni
edhe për të rezervuar në restorant, spa, teatër etj.
Më shumë hapësirë
për pushuesit
Numri i
pasagjerëve në bord është reduktuar për të respektuar më lehtësisht distancën
sociale e për të siguruar një lundrim të qetë e të kënaqshëm. Zonat e përbashkëta
të relaksit janë rimodeluar me hapësira të reja për tu adaptuar me protokollin
e ri të shëndetit. Në anije do të shihni njoftime për zonat më të populluara në
bord në kohë reale.
Pushime po,
siguri prapë po
Ashtu si në mjediset e tjera, edhe në bord duhen vënë maskat mbrojtëse. Kështu ju mbroni veten dhe bashkëudhëtarët e tjerë. Në çdo kënd e korridor të anijeve , do të gjeni xhelin dezinfektues. Po ashtu personeli i nënshtrohet vazhdimit kontrolleve dhe masave të larta të higjenës.