KROÇERA FALAS! PËR HERË ROYAL CARIBBEAN HAP DYERT PA ASNJË PAGESË!

Data : 13-11-2020

Autori : Delinda Muçollari

Shumë fansa të kroçerave më kanë pyetur në vitet e fundit nëse do vinte dita kur kroçerat të ishin falas. Natyrisht u kam kthyer përgjigje shumë miqësore me shpjegimin që nuk ka “Free Lunch”. Dhe kështu supozohej të ishte. Deri më sot!

Është kompania më e madhe dhe popullore e kroçerave në botë, linja amerikane Royal Caribbean International, ajo që ka njoftuar se është në kërkim të vullnetarëve për të lundruar me anijer Royal në ishujt e Karaibeve. Këto do të jenë lundrimet e para që kompania do të realizojë në rikthimin e saj në det.

Royal Caribbean International tashmë ka një faqe në internet ku mund të kryhet regjistrimi dhe është KËTU dhe një faqe të dedikuar në Facebook që mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Image

Rifillimi i lundrimeve do të kryhet i monitoruar nga zyrtarë të ndërmarrjes, përfaqësues të palëve të treta si dhe CDC në SHBA ( Centers for Disease Control and Prevention) dhe kroçerat do të funksionojnë  me rregullat e reja anti Covid. Patjetër që në këto lundrime do të ketë shumë agjentë nga agjencitë turistike, të cilët pritet të përcjellin të gjithë përvojën tek klientët e tyre.

"Vetëm këtë javë, ne kemi marrë më shumë se 3,000 e-maile, duke mos përfshirë tweet-et, komentet dhe mesazhet nëpër rrjetet tona sociale," tha një zëdhënës i Royal. "Ndërsa ne rishikojmë kërkesat e propozuara nga CDC dhe marrim parasysh kur mund të fillojmë me kroçerat provë, po mbledhim informacion nga ata që kanë treguar interes."

Kroçerat e para provë pritet të jenë të shkurtra dhe të lundrojnë drejt ishullit privat të kompanisë në CocoCay, ku Royal Caribbean mund të krijojë një mjedis të ashtuquajtur flluskë, duke kontrolluar të gjithë eksperiencën e udhëtarëve, për të minimizuar rreziqet e prekjes nga virusi Covid-19.  Lundrimet e provës mund të ndodhin sa më shpejt në dhjetor ose janar.


Nëse jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo mund të jetë një mundësi ideale për ty. Regjistrohu për një kroçerë FALAS

KLIKO KËTU

dhe mund të të them vetëm GOOD LUCK!!

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE