Vëmendje për çdo
pasagjer
Check in kryhet
plotësisht online dhe është i mundur 72 orë para nisjes së udhëtimit. Për të
tërhequr biletat tuaja të kroçerës duhet të plotësoni online formularin e
shëndetit dhe të dhënat tuaja personale. Proçesi i check-in bëhet në një kohë
më të gjatë për të evituar rradhën dhe për të respektuar distancën sociale. Në
terminalin e imbarkimit do të kryhet matja e temperaturës nëpërmjet një ekrani
inteligjent dhe do të kryhet test për Cocid-19 për secilin pasagjer.
Pushime Smart
Celulari juaj do
të jetë asistenti juaj gjatë gjithë udhëtimit. Përdorni Costa App duke skanuar
kodin QR dhe shijoni sigurinë e plotë dixhitale ndërsa lundroni me Costa
Cruises. Në bord do të gjeni gjithashtu monitorë inteligjentë që do tju
udhëzojnë për çdo event, orar dhe vendndodhje në anije. Madje mund t’i përdorni
edhe për të rezervuar në restorant, spa, teatër etj.
Më shumë hapësirë
për pushuesit
Numri i
pasagjerëve në bord është reduktuar për të respektuar më lehtësisht distancën
sociale e për të siguruar një lundrim të qetë e të kënaqshëm. Zonat e përbashkëta
të relaksit janë rimodeluar me hapësira të reja për tu adaptuar me protokollin
e ri të shëndetit. Në anije do të shihni njoftime për zonat më të populluara në
bord në kohë reale.
Pushime po,
siguri prapë po
Ashtu si në mjediset e tjera, edhe në bord duhen vënë maskat mbrojtëse. Kështu ju mbroni veten dhe bashkëudhëtarët e tjerë. Në çdo kënd e korridor të anijeve , do të gjeni xhelin dezinfektues. Po ashtu personeli i nënshtrohet vazhdimit kontrolleve dhe masave të larta të higjenës.
Mëngjesi, dreka dhe darka në restorante
Restorantet janë ripërshtatur për të mirëpritur pushuesit në mënyrën më të mirë, duke respektuar distancën sociale. Në tryeza do të ulen udhëtarët e të njëjti rezervim, pra nuk do të uleni me udhëtarë që nuk i njihni. Koha e shërbimit në restorant do të jetë më e gjatë, ndaj do tju japë kohë të ushqeheni kur të dëshironi. Menunë ditore mund ta shihni edhe nëpërmjet smartfonit tuaj.
Argëtim non stop
Spektaklet do të përsëriten disa herë gjatë javës për tua dhënë të gjithëve mundësinë për t’i shijuar. Të vegjlit do të mund të argëtohen të sigurt në hapësirat e dedikuara për ta, të cilat higjenizohen vazhdimisht gjatë ditës dhe lejojnë një numër të caktuar pjesëmarrësish. Sërish mund të vizitoni sallën e fitnesit, pishinat, kanizonë etj, duke respektuar rregullat që do tju njoftohen nga punonjësit.
Ekskursione ekskluzive
Për të garantuar sigurinë e gjithsecilit, mund të realizoni eskursionet në portet e itinerarit vetëm duke prenotuar një tur me stafin e Costa Cruises. Grupet do të organizohen me rregullat e plota të higjenës dhe me një numër të kufizuar pjesëmarrësish.
Ajër i pastër dhe ambjente të higjenizuara
Hapësirat publike higjenizohen vazhdimisht me metodat e reja të dezinfektimit dhe zhdukjes së mikrobeve. Kabina juaj gjithashtu i nënshtrohet pastrimit të vazhdueshëm dhe do të ndjeni në çdo kohë ajrin e pastër që qarkullon kudo falë filtrave të reja dhe super efiçiente që janë instaluar në anijet e reja.
Mbështetuni tek ne për çdo shqetësim
I gjithë stafi i Costa Cruises është i trajnuar lidhur me protokollin e ri të shëndetit dhe sigurisë, ndaj nëse një pushues do të ketë probleme, stafi profesional do të kujdeset për të që në momentin e parë, duke ndjekur rregullat e reja.
Qendra mjekësore në bord
Të gjitha anijet Costa kanë në bord qendra mjekësore me mjekë dhe infermierë të kualifikuar, të cilët janë të përditësuar në vazhdimësi për risitë mjekësore lidhur me viruset dhe gjithnjë të disponueshëm për të luftuar dhe parandaluar përhapjen e Covid-19 në bord.
MSC Starship Club është një përvojë unike futuriste
gjithëpërfshirëse e kroçerës së re MSC Virtuosa
Banakieri i parë Robot Humanoid nga MSC Cruises, Rob, dhe
koktejet e tij kozmikë do të jenë atraksioni i këtij bari dhe përvojës
argëtuese unike
Kjo eksperiencë e re argëtuese, e frymëzuar nga vizioni i MSC Cruises për anijen kozmike të së ardhmes - MSC Starliner One është mundësuar nga teknologjitë më të fundit të krijuara për të krijuar një atmosferë futuriste. Ajo përfshin hologramë 3D, një ekran arti dixhital dhe një tryezë interaktive dixhitale 12-vendëshe, duke u dhënë mysafirëve mundësinë për të eksploruar hapësirën me turin e tyre galaktik të personalizuar.
Shumë fansa të kroçerave më kanë pyetur në vitet e fundit
nëse do vinte dita kur kroçerat të ishin falas. Natyrisht u kam kthyer përgjigje
shumë miqësore me shpjegimin që nuk ka “Free Lunch”. Dhe kështu supozohej të
ishte. Deri më sot!
Është kompania më e madhe dhe popullore e kroçerave në botë,
linja amerikane Royal Caribbean International, ajo që ka njoftuar se është në
kërkim të vullnetarëve për të lundruar me anijer Royal në ishujt e Karaibeve.
Këto do të jenë lundrimet e para që kompania do të realizojë në rikthimin e saj
në det.
MSC Seashore do të jetë anija e parë e kroçerave me një
teknologji tërësisht të re e të përparuar të qarkullimit të ajrit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes
së virusit Covid-19.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara në angazhimin e
vazhdueshëm të MSC Cruises për një industri që funksionon me prioritet
shëndetin dhe sigurinë.
MSC Grandiosa është
anija më krenare që njoh.
Gjatë nëntorit të
kaluar, teksa një spektakël gjigand po përgatitej nga stafi i MSC Cruises për
të mirëpritur në ujrat e Mesdheut këtë anije të re, u lajmëruam se koha do të
ishte e ftohtë e me shi dhe ceremonia e pagëzimit nuk do të mund të realizohej
në ambientet e terminalit të Hamburgut, sikurse ishte parashikuar.
Nuk mund ta fsheh
që më trishtoi ky lajm, sado qesharake të tingëlloj. Jo më kot, por sepse 1 vit
më parë, kur mora pjesë për herë të parë në ceremoninë e inaugurimit të MSC
Seaview në portin e Genovës, Itali, ishte një nga eventet më të rëndësishme dhe
mbresëlënëse që kisha marrë pjesë. I madhi Zuchero e ndezi portin me një
koncert të zjarrtë dhe qielli i kthjellët i Genovës u ngjyros me qindra fishekzjarre.
Prisja të ndodhte
e njëta gjë.
Por ashtu sikurse
na lajmëruan, megjithë atë shpresën e vockël për ndonjë ndryshim të papritur
moti, eventi filloi në bord të Grandiosës dhe Michelle Hunziker ishte e
pranishme për ta moderuar të gjithë ceremoninë, për të prezantuar kapitetin e
gjithashtu për të ftuar në prerjen e shiritit të inaugurimit, kumbarës e anijes,
ikonën e bukurisë, Sofia Loren.
Shishja ‘e
mbarësisë’ u thye mbi kiçin e anijes dhe shampanja u hap. Sërish fishekzjarret
përshëndetën Hamburgun dhe të gjithë e mësuan se Grandiosa ishte gati për të
hapur dyert. Një anije që do të ishte shtëpia e lumturisë për turistë nga e
gjithë bota. As shiu, e as temperaturat e ulëta të asaj ane të Gjermanisë nuk
mund ta tkurrnin entuziazmin e spektaklit të dritave blu atë natë nëntori.
Kjo ishtë veç një sfidë e vockël, përpara misionit që e priste Grandiosën disa muaj më vonë.