Janari, përveçse muaji i Golden Globes, është edhe muaji i raporteve vjetore!
Edhe në industrinë e kroçierave, një industri në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, janë disa njerëz që nxitojnë të nxjerrin bilancet vjetore në krye të vitit pasardhës, për të na dhënë një pasqyrë të dinamikës së tregut në tërësi. Sipas CLIA, Shoqata Ndërkombëtare e Kompanive të Kroçierave, viti 2019 shënoi rreth 30 milionë pasagjerë në të gjitha kroçierat e botës, mikrpriti lundrimin e 17 anijeve të reja dhe gjeneroi 134 miliardë dollarë impakt global.
Po ashtu, shënoi edhe thellimin e trendeve të reja të industrisë së turizmit:
INSTAGRAMI I UDHËTIMIT
Fotot e instagramit dhe blogerat e udhëtimit tashmë janë popullorë në të gjithë botën. Me lidhjen e internetit në bord, pasagjerët e kroçierave po mbushin faqen e tyre të instagramit me eksperienca të ndryshme të lundrimit në bord dhe në tokë nga anije dhe destinacione të ndryshme duke i ndarë me ndjekësit nga çdo kënd i planetit dhe duket se ngjallin vërtet interes.
PUSHIM TOTAL
Të stresuar nga dinamika e jetës së përditshme, udhëtarët kërkojnë mënyra të reja për tu larguar nga përgjegjësitë e ditës dhe për tu ndier më të rinj se kurrë. Kompanitë e kroçierave po i përgjigjen kësaj kërkese duke ofruar pushim dhe qetësi në hapësirat SPA , menutë e përzgjedhura të ushqimit me një varietet dietash dhe inovacionet e fundit të fitnesit.
TRAVEL GOALS
Udhëtimet e aventurave janë bërë tashmë një nga gjërat më të rëndësishme në listën e dëshirave të çdokujt. Udhëtarët nuk duam më veç të shohin dhe shëtisin, por duan të përjetojnë eksperienca, të jenë aktive, të marrin pjesë në lojëra e sfida, të prekin vende të rralla. Linjat e kroçierave po i plotësojnë këto kërkesa duke ofruar sa më shumë vizita në atraksionet më të bukura të botës. Pasagjerët mund të pushtojnë Machu Pichu-n ose të ndjekin kurse gatimi të drejtuara nga shefat e kuzhinës ‘Le Cordon Bleu’.
TEKNOLOGJIA NË BORD
Udhëtarët përdorin teknologjinë në jetën e përditshme gjihtmonë e më shumë për të lehtësuar rrugëtimin e tyre, ndaj presin cilësinë më të mirë të teknologjisë edhe në anijet që vizitojnë. Kroçierat kanë adaptuar risitë më të fundit të teknologjisë për pushuesit duke përfshirë çelësat smart, varëset e byzylykët smart, shumë aplikacione për ndjekjen e udhëtimit, asistentët personalë në kabinë dhe shumë më shumë, në mënyrë që tu ofrojnë kroçeristëve një eksperiencë të personalizuar brenda dhe jashtë anijes.
TË UDHËTUARIT NË MËNYRË TË PËRGJEGJSHME
Udhëtarët dëshirojnë të njohin botën në një mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar vendin dhe njerëzit që vizitojnë. Industria e kroçierave është tani më e ndërgjegjësuar se kurrë për rolin e vet në mjedis dhe po punon për të minimizuar dëmin dhe për të ruajtur dhe konservuar vendet me vlera natyrore, kulturore dhe historike.
AKSESI ËSHTË LUKS
Udhëtarët po hedhin sytë drejt destinacioneve që më parë mendoheshin të paarritshme, disa prej tyre tashmë mund të preken vetëm me anijet e kroçierave, nga ishujt Galapagos deri në Antarktidë.
GJENERATA Z NË DET
Gjenerata Z po shndërrohet në konsumatorin më të madh të udhëtimeve me kroçiera nga viti në vit, duke tejkaluar edhe të ashtuquajturit ‘Millennials’. Kjo gjeneratë preferon eksperiencat më tepër se gjërat materiale dhe është në kërkim të destinacioneve të reja. Përvojat unike si koncertet në det, janë atraksionet më të mëdha për këtë kategori kroçeristësh.
AVENTURAT JASHTË SEZONIT
Periudhat më të qeta të udhëtimit, kur nuk ka festa dhe pushime kombëtare dhe fluksi i udhëtarëve supozohet të jetë shumë më i vogël, për brezin e ri të aventurierëve po bëhen momentet më të përshtatshme për të nisur një udhëtim. Duke i ikur të ftohtit të dimrit dhe duke u relaksuar në anën tjetër të botës. Kroçierat në Europën e Veriut në dimër të ofrojnë shansin për të parë Dritat e Veriut, të vizitosh kolonitë e pinguinëve dhe marketet e hapura të Krishtlindjes.
NOMADËT DIXHITALË
Kombinimi i punës me udhëtimet e relaksit mund të jetë ndoshta çelësi i suksesit për shumë persona. Udhëtarët modernë, të quajtur nomadë dixhitalë, janë në kërkim të udhëtimeve ku mund edhe të punojnë qetësisht nga kabina e tyre, duke mos humbur kështu ditët e punës. Me lidhjen Wi-Fi, tryezat e vëna në dispozicion dhe internet-cafe në bord, pushuesit mund të vazhdojnë rutinën e tyre të punës dhe në të njëjtën kohë të shijojnë lundrimin me kroçierë.
FEMI-KROÇIERAT
Me rritjen e numrit të udhëtareve gra, shumë kompani udhëtimi janë duke krijuar itinerare bazuar në interesat e grave dhe vajzave. Kroçierat e orientuara nga preferencat dhe kërkesat e grave mund të krijojnë komunitete të mëdha të grave udhëtare në funksion të një eksperience unike për to, duke njohur kulturat dhe rritje e rolit në shoqëri të grave në të gjithë botën.
GOING SOLO
Viti 2019 ka shënuar numrin më të madh të kërkimeve në Google të togfjalëshit “solo travel” dhe “traveling alone”. Kroçierat u japin mundësinë atyre që udhëtojnë vetëm, që të organizohen lehtësisht dhe të mund të vizitojnë destinacionet më të largëta, duke u lidhur me udhëtarë të tjerë, duke krijuar komunitete dhe eksperienca unike.
Në cilin prej trendeve e gjen veten ti?
Të dhënat nga CLIA https://cruising.org/
MSC Starship Club është një përvojë unike futuriste
gjithëpërfshirëse e kroçerës së re MSC Virtuosa
Banakieri i parë Robot Humanoid nga MSC Cruises, Rob, dhe
koktejet e tij kozmikë do të jenë atraksioni i këtij bari dhe përvojës
argëtuese unike
Kjo eksperiencë e re argëtuese, e frymëzuar nga vizioni i MSC Cruises për anijen kozmike të së ardhmes - MSC Starliner One është mundësuar nga teknologjitë më të fundit të krijuara për të krijuar një atmosferë futuriste. Ajo përfshin hologramë 3D, një ekran arti dixhital dhe një tryezë interaktive dixhitale 12-vendëshe, duke u dhënë mysafirëve mundësinë për të eksploruar hapësirën me turin e tyre galaktik të personalizuar.
Shumë fansa të kroçerave më kanë pyetur në vitet e fundit
nëse do vinte dita kur kroçerat të ishin falas. Natyrisht u kam kthyer përgjigje
shumë miqësore me shpjegimin që nuk ka “Free Lunch”. Dhe kështu supozohej të
ishte. Deri më sot!
Është kompania më e madhe dhe popullore e kroçerave në botë,
linja amerikane Royal Caribbean International, ajo që ka njoftuar se është në
kërkim të vullnetarëve për të lundruar me anijer Royal në ishujt e Karaibeve.
Këto do të jenë lundrimet e para që kompania do të realizojë në rikthimin e saj
në det.
MSC Seashore do të jetë anija e parë e kroçerave me një
teknologji tërësisht të re e të përparuar të qarkullimit të ajrit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes
së virusit Covid-19.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara në angazhimin e
vazhdueshëm të MSC Cruises për një industri që funksionon me prioritet
shëndetin dhe sigurinë.
Vëmendje për çdo
pasagjer
Check in kryhet
plotësisht online dhe është i mundur 72 orë para nisjes së udhëtimit. Për të
tërhequr biletat tuaja të kroçerës duhet të plotësoni online formularin e
shëndetit dhe të dhënat tuaja personale. Proçesi i check-in bëhet në një kohë
më të gjatë për të evituar rradhën dhe për të respektuar distancën sociale. Në
terminalin e imbarkimit do të kryhet matja e temperaturës nëpërmjet një ekrani
inteligjent dhe do të kryhet test për Cocid-19 për secilin pasagjer.
Pushime Smart
Celulari juaj do
të jetë asistenti juaj gjatë gjithë udhëtimit. Përdorni Costa App duke skanuar
kodin QR dhe shijoni sigurinë e plotë dixhitale ndërsa lundroni me Costa
Cruises. Në bord do të gjeni gjithashtu monitorë inteligjentë që do tju
udhëzojnë për çdo event, orar dhe vendndodhje në anije. Madje mund t’i përdorni
edhe për të rezervuar në restorant, spa, teatër etj.
Më shumë hapësirë
për pushuesit
Numri i
pasagjerëve në bord është reduktuar për të respektuar më lehtësisht distancën
sociale e për të siguruar një lundrim të qetë e të kënaqshëm. Zonat e përbashkëta
të relaksit janë rimodeluar me hapësira të reja për tu adaptuar me protokollin
e ri të shëndetit. Në anije do të shihni njoftime për zonat më të populluara në
bord në kohë reale.
Pushime po,
siguri prapë po
Ashtu si në mjediset e tjera, edhe në bord duhen vënë maskat mbrojtëse. Kështu ju mbroni veten dhe bashkëudhëtarët e tjerë. Në çdo kënd e korridor të anijeve , do të gjeni xhelin dezinfektues. Po ashtu personeli i nënshtrohet vazhdimit kontrolleve dhe masave të larta të higjenës.