Sa kushton në të
vërtetë kroçera? Ja përgjigjia!
Ke qenë ndonjëherë me pushime dhe shpenzimet të kanë dalë jashtë kontrollit? Nëse është rasti yt, do të thotë se nuk je i mirë në organizim dhe parashikimin e shpenzimeve. Për këtë të nevojitet asistenca e një agjenti të zotë udhëtimesh. E nëse nuk e njeh një të tillë, ja ku po të rendis shpenzimet e detajuara të një udhëtimi me kroçerë nga shtëpia në shtëpi. Kjo po që është ALL INCLUSIVE!
Viza
Me pasaportën
shqiptare, sot mund të vizitojmë plot 114 shtete pa vizë, me vizë në mbërritje
ose vizë elektronike. Kjo do të thotë se larmia e shteteve që mund të vizitojmë
lirisht është e madhe, ama janë disa shtete që ende kërkojnë domosdoshmërisht
një proces të gjatë të vizave të cilin duhet ta masim si shpenzimin kryesor të
udhëtimit, sepse pa të, as mund të ëndërrojmë të udhëtojmë jashtë vendit. Për
shembull për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nevojiten viza e
kategorive të ndryshme, ajo turistike është e kategorisë B2 dhe kushton
minimalisht 160 dollarë (tarifa e aplikimit), për Emiratet Arabe gjithashtu
nevojitet viza që kushton më tepër se 100 euro tarifë, për Britaninë e Madhe
kostot janë të ndryshme dhe fillojnë nga 100 pound për qëndrimin më të shkurtër
në këtë vend. Po ka vende të tilla ekzotike si Antilet Franceze, Brazili,
Maldive, Singapori që nuk kërkojnë një detyrim të tillë dhe kjo është
fantastike për udhëtarët.
Fluturimi
Sa më i largët të
jetë destinacioni, aq më i shtrenjë është fluturimi – thonë. Por nuk është
gjithnjë e vërtetë. Nëse shpenzon pak kohë për të studiuar linjat e
fluturimeve, mund të gjesh datat e duhura të udhëtimeve, aq sa një fluturim
drejt New York-ut me tranzit nga Beogradi, të kushtojë më pak se një fluturim
Tiranë – Milano në kohë fluksi. Nëse do lundroni drejt Karaibeve duhet të
përgatiteni për të paktën një vlerë prej 500 eurosh për biletë vajtje-ardhje,
pak a shumë e njëjta me Emiratet. Nëse linja Pegasus, ka ditë oferte, mund të
përfitoni një çmim shumë më të mirë, me një ndalesë të gjatë në Stamboll.
Yaaay! Kohë për të eksploruar edhe Stambollin! Nëse kroçera jote do të jetë në
Mesdhe, nisjen mund ta bësh nga porti i Genovës ose Civitavecchias me një kosto
nga 150 deri 200 euro.
Trageti
Disa prej kroçerave e
nisin itinerarin e tyre nga Bari dhe një opsion udhëtimi drejt këtij porti
është lundrimi me tragetet GNV, Adria Ferries, Venturis Ferris etj. Zgjidhja
perfekte për ata që kanë frikë nga fluturimi dhe për ata që duan një kabinë
personale gjatë udhëtimit. Kabinat kanë 2 deri 4 shtretër dhe një tualet
brenda. Kostoja mund të shkojë rreth 200 euro për kabinë për një rrugë nëse
udhëtoni në çift ose me fëmijën tuaj.
Hoteli
Disa destinacione të
largëta e bëjnë të domosdëshëm rezervimin e një hoteli në mbërritje. Nëse
fluturon drejt Dubait, avioni do të mbërrijë atje pas mesnatës, ndaj është e
këshillueshme të rezervoni një dhomë hoteli pranë aeroportit që të pushoni.
Kështu ditën e nesërme do të jeni të freskët për të nisur kroçerën tuaj. Hotelin
mund ta shihni si opsion edhe për më gjatë nëse imbarkoni nga Majami dhe doni
të shijoni South Beach për disa ditë para ose pas kroçerës. Destinacionet që
nuk e kanë të nevojshme hotelin janë Genova, Roma, Venecia, sepse fluturimet e
mëngjesit ju çojnë në kohën e duhur në qytetet përkatëse dhe do jeni gati për
të kapur checkin-in në mesditë.
Transfertat
Shpesh aeroportet
janë larg nga porti i nisjes së kroçerave ndaj duhet të mendoni se me cilin
mjet do ta bëni transfertën. Distanca nga aeroporti i Milanos tek porti i
Savonës është rreth 3 orë me autobus. Distanca nga aeroporti Fiumicino i Romës
tek porti i Civitavecchias është rreth 40 minuta. Zgjidhja më e mirë është t’i
bashkoheni autobusit që vë në dispozicion kompania e kroçerës për të qenë edhe
komodë edhe të sigurt. Këto transferta kushtojnë nga 18 deri 35 euro vetëm
vajtje për rrugën më të gjatë. Nëse distanca aeroport-port është e vogël siç
ndodh në qytetin e Genovas, mund të konsideroni edhe marrjen e një taksie sepse
rruga zgjat vetëm 15 minuta. Për transfertat brenda Emirateve Arabe jeni edhe
më të qetë sepse çmimi i karburantit atje është shumë herë më i lirë.
Kroçera
Paketa e akomodimit
në anije ka një milion variante dhe çmime, ndaj i përshtatet të gjithë xhepave
dhe shijeve. Për kroçerat më të shkurtra 3-4 ditore për paketën bazike nuk do
të shpenzoni më tepër se 300-400 euro për person. Për kohëzgjatjet 7 apo më
shumë netë, vlera varion nga 500 deri 1500 euro në kompanitë italiane MSC,
Costa dhe ato amerikane Royal, NCL, Carnival ose Celebrity. Në këtë tarifë
përfshihet akomodimi në kabinë, pension i plotë i vakteve në restorante dhe
bufe, aksesi në teatër, kinema, baret me muzikë live, spektakle, lojrat dhe
fushat sportive. Nëse jeni në kërkim të luksit, atëherë duhet të zgjidhni
anijet me kapacitet 100 deri 1000 persona me një shërbim të personalizuar dhe
të akomoduar në suite me veranda. Çmimet për këtë kategori anijesh si Crystal,
Oceania, Regent etj variojnë në disa mijëra dollarë dhe aty do të keni gjithçka
të përfshirë, madje edhe alkool pa limit.
Bakshishet
Kompanitë amerikane
të kroçerave nisën traditën e bakshisheve të detyrueshme për punonjësit e
restorantit, të shërbimit të dhomës, pastrimit etj. Ndaj në varësi të
kompanisë, një pushues është i detyruar që në fund të ditës të paguajë 10 euro
ose dollarë si bakshish që do të ndahet më pas në mënyrë të barabartë mes
punonjësve. Kompanitë vendosën kështu, në mënyrë që çdo punonjës të përfitojë
diçka sikurse të tjerët. Ka disa kompani si Norwegian Cruise Line që i ka
opsionale këto tarifa. Ky fakt nuk e shmang gjithsesi mundësinë për të
falenderuar vetë kamarierin tuaj të preferuar.
Pijet
Paketa bazike e
kroçerës do tju limitojë në zgjedhjen e pijeve në bord, nëse jeni dashamirës të
alkoolit. Për një paketë të plotë duhet t’i kërkoni agjentit tuaj që tju shtojë
paketën ekstra të pijeve që varion rreth 200 deri 300 euro personi për 7 ditë
qëndrim dhe rreth 100 euro për fëmijët dhe mund të pini në bare, restorante e
bufe pa limit kohe e sasie. Paketat Premium ju ofrojnë edhe cilësinë më të mirë
të pijeve. Është gjithashtu e mundur që këtë përzgjedhje ta bëni në bord me
konsulencën e një kamarieri. Momentalisht MSC Cruises ofron paketën Dine and
Drink duke ju ofruar në çmimin e kroçerës edhe pijet gjatë vakteve. Norwegian
Cruises njihet për paketat Free style ku me 99 euro mund të shtoni një paketë
të mirë pijesh.
Shpenzimet në porte
Itinerari i kroçerave
viziton gjithnjë vendet më interesante dhe me shumë mundësi argëtimi, ndaj në
një mënyrë a një tjetër do tju duhet të shpenzoni edhe aty. Opsioni i parë janë
eskursionet e organizuara nga stafi i kompanisë, me kohë dhe çmime të ndryshme
duke filluar nga 30 euro për person. Nëse do të shëtisni vetë, kini parasysh: Disa
qendra qyteti ose plazhe janë larg nga porti i anijes ndaj do tju duhet një
taksi private ose transferta me autobusin e vënë në dispozicion nga kompania
ose nga shërbimet e qytetit. Ndonjëherë mund të shkoni në plazhe private ku veç
tarifës së hyrjes, do të konsumoni pije ose edhe vaktin e drekës aty. Disa
qytete të tjera kanë qendra të mëdha tregtare ku do të doni të përfitoni nga
ofertat. Palma de Mallorca është një shembull i tillë, ku ofertat janë vërtet
të tilla për brande të ndryshme. Nëse shkoni në ishullin privat Atlantis në
Nassau, Bahamas, do të duhet të paguani tarifën e hyrjes nga 30 dollarë për
vizitë në akuarim deri në 100 euro për të notuar me peshkaqenët. Nuk po ju
përmend më mirë kazinonë gjigande aty brenda, ku rrallë se fitohet.
Për çdo shpenzim
tjetër që keni hasur, mund të më pyesni se cila do ishte mënyra më e mirë për
ta menaxhuar. Gjithashtu edhe nëse keni nevojë për detaje mbi porte specifike,
feel free.
MSC Starship Club është një përvojë unike futuriste
gjithëpërfshirëse e kroçerës së re MSC Virtuosa
Banakieri i parë Robot Humanoid nga MSC Cruises, Rob, dhe
koktejet e tij kozmikë do të jenë atraksioni i këtij bari dhe përvojës
argëtuese unike
Kjo eksperiencë e re argëtuese, e frymëzuar nga vizioni i MSC Cruises për anijen kozmike të së ardhmes - MSC Starliner One është mundësuar nga teknologjitë më të fundit të krijuara për të krijuar një atmosferë futuriste. Ajo përfshin hologramë 3D, një ekran arti dixhital dhe një tryezë interaktive dixhitale 12-vendëshe, duke u dhënë mysafirëve mundësinë për të eksploruar hapësirën me turin e tyre galaktik të personalizuar.
Shumë fansa të kroçerave më kanë pyetur në vitet e fundit
nëse do vinte dita kur kroçerat të ishin falas. Natyrisht u kam kthyer përgjigje
shumë miqësore me shpjegimin që nuk ka “Free Lunch”. Dhe kështu supozohej të
ishte. Deri më sot!
Është kompania më e madhe dhe popullore e kroçerave në botë,
linja amerikane Royal Caribbean International, ajo që ka njoftuar se është në
kërkim të vullnetarëve për të lundruar me anijer Royal në ishujt e Karaibeve.
Këto do të jenë lundrimet e para që kompania do të realizojë në rikthimin e saj
në det.
MSC Seashore do të jetë anija e parë e kroçerave me një
teknologji tërësisht të re e të përparuar të qarkullimit të ajrit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes
së virusit Covid-19.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara në angazhimin e
vazhdueshëm të MSC Cruises për një industri që funksionon me prioritet
shëndetin dhe sigurinë.
Vëmendje për çdo
pasagjer
Check in kryhet
plotësisht online dhe është i mundur 72 orë para nisjes së udhëtimit. Për të
tërhequr biletat tuaja të kroçerës duhet të plotësoni online formularin e
shëndetit dhe të dhënat tuaja personale. Proçesi i check-in bëhet në një kohë
më të gjatë për të evituar rradhën dhe për të respektuar distancën sociale. Në
terminalin e imbarkimit do të kryhet matja e temperaturës nëpërmjet një ekrani
inteligjent dhe do të kryhet test për Cocid-19 për secilin pasagjer.
Pushime Smart
Celulari juaj do
të jetë asistenti juaj gjatë gjithë udhëtimit. Përdorni Costa App duke skanuar
kodin QR dhe shijoni sigurinë e plotë dixhitale ndërsa lundroni me Costa
Cruises. Në bord do të gjeni gjithashtu monitorë inteligjentë që do tju
udhëzojnë për çdo event, orar dhe vendndodhje në anije. Madje mund t’i përdorni
edhe për të rezervuar në restorant, spa, teatër etj.
Më shumë hapësirë
për pushuesit
Numri i
pasagjerëve në bord është reduktuar për të respektuar më lehtësisht distancën
sociale e për të siguruar një lundrim të qetë e të kënaqshëm. Zonat e përbashkëta
të relaksit janë rimodeluar me hapësira të reja për tu adaptuar me protokollin
e ri të shëndetit. Në anije do të shihni njoftime për zonat më të populluara në
bord në kohë reale.
Pushime po,
siguri prapë po
Ashtu si në mjediset e tjera, edhe në bord duhen vënë maskat mbrojtëse. Kështu ju mbroni veten dhe bashkëudhëtarët e tjerë. Në çdo kënd e korridor të anijeve , do të gjeni xhelin dezinfektues. Po ashtu personeli i nënshtrohet vazhdimit kontrolleve dhe masave të larta të higjenës.