PAKETAT E CEREMONISË SË DASMËS NË ANIJET MSC
SILVER PACKAGE - 520 EURO
·
Konsulencë martese para-lundrimi dhe
mirëseardhje e dedikuar me planifikuesin e dasmave të MSC
·
Tufë lulesh e nuseve me boutonnière
(që zakonisht përfshin trëndafila)
·
Sallë pritjeje ekskluzive, e zbukuruar me
dekore elegante florale dhe një rrugicë romantike
·
Ceremonia e ndjekur nga oficerët e anijes,
me muzikë të regjistruar paraprakisht (ose live, tarifat aplikohen në bord)
·
Certifikatë dhe broshurë ceremonie
simbolike, e nënshkruar nga Kapiteni
· Shishja e verës Asti spumante, e shërbyer me tortën e dasmës pas ceremonisë
·
Tortë martese me dy nivele (20 cm dhe
12-15 cm) e mbushur me vanilje, mjedër ose çokollatë, e bërë me pastë sheqeri
dhe zbukuruar me një fjongo të kuqe, jeshile, të verdhë ose blu.
GOLD PACKAGE – 720 EURO
·
Konsulencë martese para-lundrimi dhe
mirëseardhje e dedikuar me planifikuesin e dasmave të MSC
·
Shishe verë e gazuar, dy flauta dhuratash
dhe kanape në kabinë në ditën e hyrjes
·
Tufë lulesh e nuseve me
boutonnière (që zakonisht përfshin trëndafila)
·
Sallë pritjeje ekskluzive, e zbukuruar me
dekore elegante florale dhe një rrugë romantike
·
Ceremonia e ndjekur nga oficerët e anijes,
me muzikë të regjistruar paraprakisht
·
Certifikatë dhe broshurë ceremonie
simbolike, e nënshkruar nga Kapiteni
·
Shishja e Moet & Chandon, shërbyer me
tortën e dasmës pas ceremonisë
·
Tortë martese me dy nivele (26 cm dhe 20
cm) e mbushur me vanilje, mjedër ose çokollatë, e bërë me paste sheqeri dhe
zbukuruar me një fjongo të kuqe, jeshile, të verdhë ose blu.
·
Shërbim fotografie 1 orë përfshirë
ceremoninë dhe xhirimet e fotografive në vende të ndryshme rreth anijes
·
10 nga fotografitë tuaja të zgjedhura 20 x
25 cm
·
Mëngjes luksoz në kabinë mëngjesin pas
ceremonisë
PLATINUM PACKAGE – 920 EURO
·
Konsulencë martese para-lundrimi dhe
mirëseardhje e dedikuar me planifikuesin e dasmave të MSC
·
Shishe verë e gazuar, dy flauta dhuratash
dhe kanape në kabinë në ditën e hyrjes
·
Tufë lulesh e nuseve me boutonnière
(që zakonisht përfshin trëndafila)
·
Shërbimi i hekurosjes kushtuar rrobave të ceremonisë
së çiftit
·
Sallë pritjeje ekskluzive, e zbukuruar me
dekore elegante florale dhe një rrugë romantike
·
Ceremonia e ndjekur nga oficerët e anijes,
me muzikë të regjistruar paraprakisht
·
Certifikatë dhe broshurë ceremonie
simbolike, e nënshkruar nga Kapiteni
·
Shishja e Moet & Chandon, shërbyer me
tortën e dasmës pas ceremonisë
·
Tortë martese me tre nivele (26 cm, 20 cm
dhe 12-15 cm) e mbushur me vanilje, mjedër ose çokollatë, e bërë me pastë
sheqeri dhe zbukuruar me një fjongo të kuqe, jeshile, të verdhë ose blu.
·
Shërbim fotografie 1 orë përfshirë
ceremoninë dhe xhirimet e fotografive në vende të ndryshme rreth anijes
·
25 nga fotografitë tuaja të zgjedhura 20 x
25 cm
·
Mëngjes luksoz në kabinë mëngjesin pas
ceremonisë
MSC Starship Club është një përvojë unike futuriste
gjithëpërfshirëse e kroçerës së re MSC Virtuosa
Banakieri i parë Robot Humanoid nga MSC Cruises, Rob, dhe
koktejet e tij kozmikë do të jenë atraksioni i këtij bari dhe përvojës
argëtuese unike
Kjo eksperiencë e re argëtuese, e frymëzuar nga vizioni i MSC Cruises për anijen kozmike të së ardhmes - MSC Starliner One është mundësuar nga teknologjitë më të fundit të krijuara për të krijuar një atmosferë futuriste. Ajo përfshin hologramë 3D, një ekran arti dixhital dhe një tryezë interaktive dixhitale 12-vendëshe, duke u dhënë mysafirëve mundësinë për të eksploruar hapësirën me turin e tyre galaktik të personalizuar.
Shumë fansa të kroçerave më kanë pyetur në vitet e fundit
nëse do vinte dita kur kroçerat të ishin falas. Natyrisht u kam kthyer përgjigje
shumë miqësore me shpjegimin që nuk ka “Free Lunch”. Dhe kështu supozohej të
ishte. Deri më sot!
Është kompania më e madhe dhe popullore e kroçerave në botë,
linja amerikane Royal Caribbean International, ajo që ka njoftuar se është në
kërkim të vullnetarëve për të lundruar me anijer Royal në ishujt e Karaibeve.
Këto do të jenë lundrimet e para që kompania do të realizojë në rikthimin e saj
në det.
MSC Seashore do të jetë anija e parë e kroçerave me një
teknologji tërësisht të re e të përparuar të qarkullimit të ajrit për të zvogëluar rrezikun e përhapjes
së virusit Covid-19.
Ky është një hap i rëndësishëm përpara në angazhimin e
vazhdueshëm të MSC Cruises për një industri që funksionon me prioritet
shëndetin dhe sigurinë.
Vëmendje për çdo
pasagjer
Check in kryhet
plotësisht online dhe është i mundur 72 orë para nisjes së udhëtimit. Për të
tërhequr biletat tuaja të kroçerës duhet të plotësoni online formularin e
shëndetit dhe të dhënat tuaja personale. Proçesi i check-in bëhet në një kohë
më të gjatë për të evituar rradhën dhe për të respektuar distancën sociale. Në
terminalin e imbarkimit do të kryhet matja e temperaturës nëpërmjet një ekrani
inteligjent dhe do të kryhet test për Cocid-19 për secilin pasagjer.
Pushime Smart
Celulari juaj do
të jetë asistenti juaj gjatë gjithë udhëtimit. Përdorni Costa App duke skanuar
kodin QR dhe shijoni sigurinë e plotë dixhitale ndërsa lundroni me Costa
Cruises. Në bord do të gjeni gjithashtu monitorë inteligjentë që do tju
udhëzojnë për çdo event, orar dhe vendndodhje në anije. Madje mund t’i përdorni
edhe për të rezervuar në restorant, spa, teatër etj.
Më shumë hapësirë
për pushuesit
Numri i
pasagjerëve në bord është reduktuar për të respektuar më lehtësisht distancën
sociale e për të siguruar një lundrim të qetë e të kënaqshëm. Zonat e përbashkëta
të relaksit janë rimodeluar me hapësira të reja për tu adaptuar me protokollin
e ri të shëndetit. Në anije do të shihni njoftime për zonat më të populluara në
bord në kohë reale.
Pushime po,
siguri prapë po
Ashtu si në mjediset e tjera, edhe në bord duhen vënë maskat mbrojtëse. Kështu ju mbroni veten dhe bashkëudhëtarët e tjerë. Në çdo kënd e korridor të anijeve , do të gjeni xhelin dezinfektues. Po ashtu personeli i nënshtrohet vazhdimit kontrolleve dhe masave të larta të higjenës.