Me një peshë prej 133,500 ton, dhe me kapacitet prej 3,300 pasagjerë MSC Fantasia bëri debutimin e saj në dhjetor 2008 si anija më e madhe dhe më inovative e ndërtuar ndonjëherë nga kompania italiane MSC Cruises. Së bashku me simotrën MSC Splendida, që pasoi një vit më vonë, përfaqëson një klasë të re për linjën gjithnjë në rritje. Me pak fjalë, MSC Fantasia është një nga anijet më të bukura në botë! Msc Fantasia është e veçantë, zona e atriumit është 5 kate e lartë dhe ngjyrat e dhomave të përbashkëta dhe kabinat janë vibruese, por pa ndonjë tepricë apo vulgaritet. Si një prototip, Fantasia ofron një përzierje të karakteristikave të MSC. Tipari më i dukshëm është zona e Yacht Club, një hapësirë luksoze vetëm për mysafirët e suitave të Yacht Club, të paraqitura së pari nga Cunard, me "Grill-class" dhe NCL me kompleksin e saj Cortile Villa. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm për MSC është se Fantasia klasi i parë i anijeve që kanë pishinë me çati të lëvizshme, 27.000 metra katror të hapë...