MSC Bellissima

Më 14 qershor 2018, MSC BELLISSIMA preku ujin per herë të parë. Ndërsa ceremonia e pagezimit të saj u zhvillua më 2 mars 2019 në Southampton, ku kumbara ishte si gjithnjë, ikona e bukurisë, aktorja Sophia Loren. MSC Bellissima përmban numrin më të lartë të kabinave të ballkon në krahasim me anijet e tjera, si dhe opsionet familjare dhe suitat dupleks me një vaskë me hidromasazh private. Suita Royal në MSC Yacht Club ka një sipërfaqe prej 65m² dhe një ballkon 40m². Dhomat e brendshme kanë përmasat 16m², ndërsa dhomat me dritaret janë ndërmjet 15m² deri 18m² dhe dhomat me ballkon kanë përmasat 19m². Kabinat janë të pajisura me ajër të kondicionuar dhe ofrojnë Wi-Fi, një smart TV, telefon, kasafortë, një frigorifer dhe një aparat kafeje Nespresso. Kabina familjare ka kapacitet për të akomoduar deri në dhjetë persona dhe përbëhet nga dy ose më shumë kabina lidhëse, secila me banjo të bashkangjitura. Një program inovativ dixhital, 'MSC for Me', është i disponueshëm në bordin e anijes...

PËRSE NE