MSC Orchestra, e cila është ndërtuar në vitin 2007, është anija e tetë e linjës. Ashtu si MSC Musica, motra e saj, MSC Orchestra paraqet një strategji të re të evolucionit të dizajnit. Do të ishte e drejtë të thuhet se me këto dy anije të reja linja MSC po i afrohet më tepër tregut europian se sa anijet e mëdha të kompanive të tjera. Mirëqenia juaj gjatë udhëtimit do të jetë në harmoni të përsosur me të gjithë anijen, gjithçka do të jetë me një shije të hollë, elegance dhe rehatie që dallon anijen Msc Orchestra. Ky xhevahir me peshë 92.409 ton dhe me 18 kate do t'ju lejojë për të përmbushur çdo tekë tuajën dhe dëshirën për sport mirëqenie, argëtim, dhe ofron hapësirë të mjaftueshme brenda dhe jashtë (Mini Golf, Tenis, zona Teen, Disco, Video Games, zona Kids, vrap, sauna, banjo turke, talasoterapi, aromaterapi, color terapi, fitness, gjimnastikë, yoga, sallon bukurie, solarium, seanca fotografimi, teatër, kinema, kazino, bibliotekë, dhomë për të luajtur me letra, galeri arti, sushi ba...