Në vitin 2013, MSC Preziosa bëri debutimin e saj, dhe MSC filloi kështu rrugëtimin për t'u bërë kompania e tretë e lundrimit në botë. MSC Preziosa ka lënë shenjën e saj në industrinë e kroçerave me arredimin e saj të ri, duke përfshirë rrëshqitëset e ujit, parkun ujor për fëmijët, një qendër tregtare dhe dy restorantet e para Eataly në det, të shoqëruar gjithnjë me një atmosferë mesdhetare në bord. Madhështia dhe dizajni i shtojnë vlerat MSC Preziosës,katet e së cilës janë emëruar sipas gurëve të çmuar, shkallët e kristalta Swarovski, një prekje finese dhe klasi, në këtë mozaik të qelqtë, mermeri i bardhë dhe qelqi Murano janë vetëm disa nga elementet që e bëjnë këtë anije të veçantë. Për familjet dhe çiftet më të reja, anija ofron një ambient zbavitës, relaksues dhe të përshtatshëm për të lundruar në Mesdhe. Me një kapacitet total prej 4,345 udhëtarësh, Preziosa ofron një zgjedhje akomodimi për të gjithë, nga familjet me një buxhet deri te çiftet që duan të gëzojnë luksin e një suite...