MSC Divina

MSC Divina, është pjesë e klasit Fantasia, është një anije e bukur, me mermer dhe pasqyra kudo, të guximshme dhe elegante. Shkallët prej qelqi të mbuluara me kristale Swarovski do ju marrin kohë duke i soditur dhe duke shkrepur foto mbi to bashkë me miqtë tuaj. Një tjetër risi e madhe është Yacht Club, një zonë prive e anijes, e quajtur si një anije brenda anijes ku pushuesit kanë në dispozicion 24/7, mazhordomët e tyre dhe portierët, një restorant privat, sallon, pishina dhe kabina shumë më të gjera. Palestra dhe Spa janë të mëdha, me pajisje dhe shërbime të nivelit të lartë, për të mos përmendur dyqanin shumë cilësor të pajisjeve sportive. Me pesë pishina, anija ofron hapësirë të mjaftueshme për larjen dhe shumë shezllonë për banjo dielli. Është vendi më i mirë në anije për të marrë një pamje unike të oqeanit.

PËRSE NE