Nëse shijoni eksperiencën e të parit të mrekullive si Koloseu dhe Kulla Eifel, rrokaqiejt e Dubait ose Cristo Redentore i Corcovados, atëherë me siguri jeni gati për mrekullinë e rradhës: MSC MERAVIGLIA. Kjo ide është pikërisht thelbi i frymëzimit që ka nisur ndërtimin e kësaj anijeje, të iniciuar në pranverë 2017. MSC Meraviglia është një kombinim i sofistikuar i artit, teknologjisë, dashurisë për detin, dizajnit, rehatisë dhe prakticitetit. Është një anije që i verbon udhëtarët e saj. MSC Meraviglia do të jetë në gjendje të vizitojë të gjitha portet e botës, duke zgjeruar zgjedhjen e rrugëve dhe destinacioneve: një avantazh i madh për të gjithë udhëtarët. Çdo udhëtim me të do të jetë i përsosur në sajë të formulimit perfekt të hapësirave të brendshme dhe të jashtme. Zona luksoze MSC Yacht Club do të zgjerohet. Ajo që e dallon nga të tjerat? Tavani i veshur me një ekran gjigand LED prej 480 m²: një qiell dixhital, i aftë për të transmetuar pamje, ngjarje, lindjet e diellit, perëndimet...