Costa Cruises

Costa Cruises është sot një nga kompanitë kryesore të lundrimit në Europë. Historia e saj fillon nga një familje gjenoviane, Costa, e cila e themeloi atë më 1854 si një kompani për tregtimin e vajit të ullirit dhe pëlhurave në Mesdhe dhe jashtë saj. Pas Luftës së Dytë Botërore, kompania i bëri më të larmishëm aktivitetet e saj dhe filloi transportin e udhëtarëve. Vetëm prej vitit 1985 e në vazhdim me inaugurimin e anijes Costa Riviera, COSTA u bë një SH.A. dhe u dedikua ekskluzivisht në industrinë e kroçerave, duke u bërë një kompani e tregtuar publikisht në vitin 1989. Gjatë viteve nëntëdhjetë ajo rriti numrin e udhëtarëve në mënyrë të konsiderueshme falë ndërtimit të anijeve të reja dhe fushatave reklamuese televizive. Në vitin 1997, familja Costa transferoi kontrollin e kompanisë në korporatën amerikane Carnival Corporation.

Flota

Aktualisht ka 14 anije turistike: Costa Mediterranea, Costa Fortuna, Costa Magica, Costa Firenze, Costa Pacifica, Costa Serena, Costa Luminosa, Costa Fascinosa, Costa Deliziosa, Costa Favolosa , Costa Diadema, Costa Venezia, Costa Smeralda, Costa Toscana

Më të fundit janë Costa Smeralda dhe Costa Firenze. Në ndërtim e sipër është Costa Toscana, e cila do të jetë në lundrim në vitin 2021.

Itineraret dhe destinacionet kryesore

Shumica e anijeve të flotës operojnë në Mesdhe, por në varësi të sezonit ato lundrojnë në zona të tjera me rëndësi turistike si:

  • Mesdheu Perëndimor gjatë gjithë vitit
  • Mesdheu Lindor gjatë gjithë vitit
  • Europa Veriore në verë nga maji deri në fund të shtatorit
  • Ishujt Karaibe në dimër nga fundi i tetorit deri në fund të marsit
  • Amerika e Jugut në dimër nga tetori deri në mars
  • Emiratet e Bashkuara Arabe në dimër nga nëntori deri në mars
  • Oqeani Indian në sezone të veçanta

 

Promovimet dhe ofertat për konsumatorët

Tarifa Comfort:  Ofron mundësinë për të përfshirë të gjitha privilegjet e shërbimit në çmimin e lundrimit.

Early Booking:  Ofron mundësinë për të përfituar nga çmimet e ulëta për udhëtimet minimalisht 6 muaj nga rezervimi

PËRSE NE