Costa Smeralda është pagëzuar kështu nga bregu i famshëm i Sardenjës dhe është anija e parë me gaz LNG (gaz natyror) e zotëruar nga Carnival Corporation. Anija me kapacitet prej 6,518 udhëtarësh, 1628 kabinash dhe 11 restorantesh,, ka nisur lundrimet në fund të vitit 2019 dhe aktualisht është e pozicionuar në Mesdhe. LNG konsiderohet si një nga lëndët djegëse më të pastra në botë, e cila do të ruhet në serbatorë të veçantë në bordin e anijes dhe do të përdoret për të gjeneruar 100 për qind të energjisë së nevojshme për lundrim dhe shërbime në bord, në sajë të motorëve hibridë të dyfishtë. Përdorimi i GNL-së është një inovacion i madh në aspektin e ndikimit në mjedis, pasi ai do të reduktojë ndjeshëm emetimet, veçanërisht të squfurit, azotit dhe dioksidit të karbonit. Kabinat do të projektohen nga firma arkitektonike Dordoni Architetti në Milano, që do të thotë se ajo që pritet është me të vërtetë e mahnitshme. Kjo kompani është një ndër 4 kompanitë kryesore në hartimin e anijeve, dhe p...