Costa Deliziosa

Emri pasqyron pikërisht atë që kjo anije mund të ofrojë. Ndjesia që të krijohet, teksa hyn në një kombinim magjik dhe harmonik të artit, kulturës, specialiteteve të kuzhinës dhe argëtimit, është e pangatërrueshme. Unë ju ftoj të kënaqni veten në 3500 metra katror të hapësirës spa që sigurisht nuk mund t’i rrini indiferentë dhe të shijoni një aperitiv të të gjitha shijeve në 10 bare të disponueshme duke përfshirë ‘Chocolate Bar’ dhe ‘Cigar Lounge’ për të apasionuarit. Për dashamirësit e sportit dhe jetës së natës, padyshim nuk mund të mungonte një pishinë e brendshme me mbulesën lëvizëse, pista e vrapimit, fusha multi-sportive, simulatori i golfit dhe një zonë e gjelbër pët tu ndier më pranë natyrës. Në mbrëmje ofrohet kinemaja 4D, bari me pistë vallëzimi, diskoteka dhe sigurisht teatri i cili është i aksesueshëm në 3 kate dhe ofron një shfaqje variete të ndryshme çdo mbrëmje.

PËRSE NE