Costa Favolosa

Një anije me të vërtetë e mahnitshme, një takim mes magjisë dhe artit, ku do të gjeni rreth 6400 vepra artistësh të dedikuar për vendet më të bukura në pallatet e botës, muzeumet (pallati i Versajës, pallati perandorak etj.) Të gjitha të ekspozuar në çdo cep të anijes për t'ju bërë të jetoni çdo moment të zhytur në magji. Mos humbisni gastronominë (5 restorante, dy nga të cilat janë restorante specialiteti), argëtimin (12 bare, 4 pishina, kinema 4d, teatër në 3 kate, kazino, disko, internet point, biblioteka, dyqane, virtual world dhe klubi squok) dhe hapësirën dedikuar sportit dhe bukurisë (samsara spa, palestra, spa, pishina për talasoterapi, sauna, banja turke, fusha multi -sportive, pista e vrapimit etj) Costa Favolosa është gati për t'ju lejuar të udhëtoni, zbuloni dhe të mrekulloheni përmes përrallave bashkëkohore të një bote të magjepsur .

PËRSE NE