Norwegian Cruise Line

Në fakt gjithçka filloi me një emër tjetër, Norwegian Caribbean nga themeluesi i saj i kompaninë norvegjeze Klosters Rederi në Oslo dhe vetëm në 1987 mori emrin e Norwegian Cruise Line ose NCL. Në vitin 2000, kolosi aziatik Star blen NCL duke ruajtur emrin e markës. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj kompanie. Programi i lundrimit Freestyle i iniciuar me  NCL Sky, i cili synon të dallojë anijet NCL nga kompanitë e tjera duke thyer konceptin e kohës për oraret e ngrënies, duke ofruar një gamë të gjerë restorantesh në bord që mund të rezervohen nga mysafirët sikur të ishin në ndonjë resort pushimesh. Vetëm që nga viti 2004, të gjitha aktivitetet operative europiane janë të përqendruara në Gjermani në Weisbaden. Gjithashtu në këtë periudhë NCL vendosi 3 anije në Mesdhe duke i bërë ato më të arritshme për tregjet europiane edhe në dimër. Në vitin 2008, anijeve NCL u janë dhënë 12 çmime cilësie, Norwegian Gem dhe NCL Jade fituan çmimet Conde Nast. Në vitin 2010 NCL hapi dyert e ishullit të saj privat në Karaibe, një destinacion fiks për itineraret e saj në këtë zonë dhe në nëntor të po këtij viti filloi me NCL Gem për të bërë lundrime në ishujt Greke dhe Lindore të Mesdheut me nisje nga Venecia. Në të njëjtin vit u bë lansimi i NCL Epic, një anije me risi që ka fituar World Travel Awards për të tretin vit radhazi dhe në Shtetet e Bashkuara është shpallur "Anija më e mirë globale e lundrimit". Në 2013 dhe 2014 Getaway dhe Breakaway gjigantët e rinj NCL dolën në det duke sjellë risi të panumërta në botën e lundrimit, siç janë ICE Bar dhe Cirque Dreams & Dinner, shfaqja e parë e cirkut në 'çadër' në bordin e një anije lundrimi. Në 2017 NCL shkoi përtej konceptit të Freestyle Cruise dhe prezanton Premium All Inclusive i cili lejon të gjithë pasagjerët që të përfshijnë gjithçka në tarifën e kabinës pa pasur shpenzime shtesë në bord.

 

Flota

 

Flota e Norwegian Cruise Line përbëhet nga 17 anije. Ato janë:

Norwegian SkyNorwegian Sun, Norwegian Star, Norwegian Dawn, Norwegian SpiritNorwegian JewelNorwegian PearlNorwegian Gem, Norwegian Jade, Norwegian EpicNorwegian BreakwayNorwegian GetawayNorwegian EscapeNorwegian Bliss, Norwegian Encore, Pride of America, Norwegian Joy.

 

Itineraret dhe destinacionet kryesore: 

Shumica e anijeve të flotës lundrojnë në Karaibe, por janë transferuar sezonalisht në zona të tjera me rëndësi turistike si:

 

  • Karaibet gjithë vitin. 
  • Mesdheu Perëndimor gjithë vitin. 
  • Mesdheu Lindor gjithë vitin. 
  • Europa e Veriut në verë nga Maji në shtator. 
  • Amerika e Jugut në dimër nga tetori në mars. 
  • Alaska gjithë vitin
  • Hawai me Pride of America

 

 

Promocionet

1)  Premiun All Inclusive e cila përfshin gjithçka në çmim dhe pasagjerët nuk kanë më nevojë të mendojnë për asgjë pasi të hipin në bord.

2)  Just Cruise i cili ofron mundësinë për të rezervuar një lundrim me vetëm shërbimet themelore dhe gjithçka tjetër për të blerë në bord

3) Free At Sea jep mundësinë e pijeve gjatë vakteve në restorante për 99 euro personi.

PËRSE NE