Celebrity Cruises


Celebrity Cruises


Celebrity Cruises është një kompani lundrimi e themeluar në 1988 në Majami,Florida si një degë e kompanisë greke ‘Chandris Line’, me qëllim të organizimit të udhëtimeve në Bermuda. Në vitin 1997 kompania iu shit familjes Royal Caribbean International. Të gjitha anijet Celebrity janë ideuar me në fokus pushuesit, ashtu sikurse mbrëmjet në bord, një nga momentet më të veçanta të udhëtimeve në det. Para së gjithash, sa i përket ushqimit që ofrohet në bord, shefi i mirënjohur Michel Roux dhe Celebrity kanë bashkëpunuar për të krijuar një kuzhinë që ka marrë çmime në më shumë se një rast. Sa për kohën e lirë dhe zbavitjen, nuk mungon stili glamur dhe mondan i argëtimit, në stilin më të pastër të West End, me një nga shfaqjet ekskluzive të cirkut më të famshëm në botë ‘Cirque du Soleil’, po ashtu muzikë live dhe vallëzim. Celebrity Cruises ju ofron një botë luksoze të vërtetë, ditë dhe natë.

Flota

Flota e famshëm është sot e përbërë nga 11 anije (nga të cilat një do të lansohet në vitin 2018) dhe janë: Celebrity Edge , Celebrity Reflection , Celebrity Silhouette , Celebrity Eclipse , Celebrity Equinox , Celebrity Solstice , Celebrity Summit , Celebrity Millennium ,Celebrity Infinity, Celebrity Constellation, Celebrity Xpedition


Itineraret dhe destinacionet kryesore

Shumica e anijeve të flotës operojnë në Karaibe, por në varësi të sezonit ato lëvizen në zona të tjera me rëndësi turistike si:

  •  Ishujt Karaibe gjatë gjithë vitit.
  •  Alaska gjatë gjithë vitit.
  •  Mesdheu Perëndimor gjatë gjithë vitit.
  •  Mesdheu Lindor gjatë gjithë vitit.
  •  Evropa Veriore në verë nga maji deri në fund të shtatorit.
  •  Ishujt Galapagos në dimër nga tetori deri në mars

Të gjitha anijet e Celebrity Cruises