Xhiroja e botës me MSC dhe Costa

Data : 07-01-2019

Autori : Delinda Muçollari

Më 5 janar, 2019, 2 anije nisën lundrimin "rreth botës" . E para për kompaninë MSC Cruises nga Gjenova ishte MSC Magnifica dhe edicioni I dymbëdhjetë për Costa Cruises nga Venecia ishte Costa Luminosa. MSC Magnifica është anija e zgjedhur nga MSC Cruises për "kroçerën" e saj të parë që do të ofrojë udhëtimin për 119 ditë në 6 kontinente dhe rreth 49 porte unike në 32 vende të ndryshme përpara se të kthehet, gjithmonë në Gjenova më 3 maj. Ndalesat e anijes në porte do të kenë një kohëzgjatje mesatare prej 13 orësh për të lejuar që mysafirët të mos humbasin ndonjë nga destinacionet...

Image

Çmimi i lundrimit përfshin 15 ekskursione të veçanta për të zgjedhur. Edhe për ata që nuk mund të largohen nga angazhimet e tyre për kaq shumë kohë, janë ende në dispozicion 3 segmente, Genoa-San Francisco, San Francisco-Melbourne, Melbourne-Genoa. Eskursione të planifikuara deri në 6 ditë në të cilat mund të njihni disa zona të globit përpara se të ktheheni në MSC Magnifica.Kur MSC Magnifica tërhoqi spirancën, në bord ishin rreth 2390 pasagjerë, të gjithë entuziastë dhe të etur për të eksploruar e për të zbuluar botën, të cilat paguan shuma që varionin nga 15,000 në 20,000 euro. Jo vetëm vende të reja për të zbuluar, edhe kuzhina do të rezervojë surpriza për mysafirët në sajë të propozimeve të shijshme gastronomike gatuar në bord dhe të pasuruar e përgatitur nga kuzhinierë të famshëm me yll, duke përfshirë shefin Italian Cracco. 

Costa Luminosa, është anija e zgjedhur nga Costa Cruises për kroçerën "në mbarë botën" 112-ditore nga 5 kontinente, në tre oqeane dhe me 43 ndalesa para se të kthehet gjithmonë në Venedik më 27 prill 2019. Një ngjarje me rëndësi për 2,300 të ftuar në bord të një nga anijeve më të njohura në flotën Costa, të cilat vështirë se harrohen në Itali falë stilit italian që dallon shërbimin. Costa Cruises informon se në vitin 2011 ishin rreth 60.000 të ftuar që hipën në të paktën një nga tre rrugët e Xhiros së botës, prej tyre mbi 11,000 ishin italianë. Shumë shtete që anija do të vizitojë, duke përfshirë ishullin e Pashkëve, Polinezinë dhe të tjerët gjithmonë udhëtojnë në perëndim. Për ata që e humbën numrin e dymbëdhjetë të edicionit të kroçerës "Rreth Botës" janë tashmë në dispozicion dhe të prenotueshme nisjet në vitin 2020 dhe 2021.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE