Royal Princess pret ridebutimin në Los Angelos

Data : 20-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Në vitin 2013 Fincantieri i dorëzon kompanisë Princess Cruises (Carnival Corporation), anijen Royal Princess. Një anije e re dhe moderne që premtonte të ishte një nga më të vlerësuarat e flotës. Ajo do të ishte e ngjashme me 6 anije të tjera, me disa ndryshime të vogla.Royal Princess në vitin 2013, me një gjatësi prej 330 metrash, një gjerësi prej 38 metrash dhe një tonazh bruto prej rreth 141,000 ton ishte anija më e madhe e lundrimit që u ndërtua në Itali nga Fincantieri. Ky rekord u thye në dhjetor 2017 nga MSc Seaside me peshë 153,000 ton dhe e destinuar për t'u përditësuar me debutimin e ardhshëm të MSC Seashore me 169,000 ton bruto të regjistruar.Dashamirët e kroçerave, gjatë viteve e kanë njohur dhe zbuluar këtë markë nëpërmjet serialit televiziv shumë popullor "Love Boat" dhe janë afeksionuar aq shumë me të sa kanë dashur ta prekin nga afërn jetën dhe aventurën në det pikërisht me atë anije.Princess Cruises ka pozicionuar anijen e saj Grand Princess në San Francisko (SHBA) gjatë vitit 2018, për kroçerën e vitit të ri do të ketë një itinerar interesant 5-javor me ndalesat më të gjata në San Diego. 

Image

Ajo do të jetë gjithmonë në Kaliforni dhe në veçanti në qytetin e Los Angelos (SHBA) duke eksploruar në vijim vende si Monterey, San Francisco, San Diego dhe Ensenada (Meksikë). Duke pritur për këtë debutim, Royal Princess kohët e fundit i është nënshtruar një investimi disa milionësh për të qenë gjithmonë aktive dhe atraktive.Përditësimet që iu bënë në pjesën e jashtme apo të brendshme të anijes përmirësuan me një sërë masash paraprake gamën e përvojave në dispozicion për mysafirët e ardhshëm. Një risi shumë e vlerësuar nga të gjithë, pavarësisht nga lloji i kabinës së zgjedhur, me siguri do të jetë mundësia për të përjetuar shtretërit e rinj të quajtur "Luxury Princess". Ky shtrat i rehatshëm dhe relaksues është rezultati përfundimtar i studimeve dhe hulumtimeve, i përcaktuar nga shumë ekspertë të industrisë si një nga më të mirët, ka një dyshek me mbështetje të zgjeruar për rehati të pakrahasueshme. Edhe SPA-ja mbresëlënëse dhe e rafinuar në bord, e vendosur në një pozicion qendror, i është nënshtruar përditësimeve. Tani ofrohen hapësira të reja ku mysafirët mund të relaksohen përveç dhomave të reja të trajtimit. 

Të gjithë dashamirët e palestrës do të kenë pajisje të reja dhe aktuale në Qendrën e Fitness. Midis përmirësimeve në dispozicion do të ketë shfaqje të reja dhe të bujshme, kompania zakonisht ofron shfaqje të shoqëruara me muzikë live të luajtur nga një grup për shfaqje unike, për prodhimet e stilit Broadway në mesin e më të mirëve në botë. Midis tyre do të gjeni debutimin e një prodhimi të ri me titull "Silk Secret", i zhvilluar në bashkëpunim me një pjesë të kompozitorit Stephen Schwartz dhe një tjetër të quajtur "Encore", e karakterizuar nga një orkestër mbresëlënëse në skenë.Në më pak se 100 ditë, Porti i Los Angelos do të mirëpresë një Royal Princess të përtërirë, duke risjellë itineraret që kanë intriguar miliona shikues në mbarë botën falë yjeve të serialit televiziv ‘Love Boat’. Pas pothuajse 50 vjetësh, gjithçka është gati për një kapitull të ri në historinë e Princess Cruises, falë Royal Princess së rinovuar dhe një programi interesant të kroçerave për të zbuluar Bregun Perëndimor dhe Kaliforninë.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE