PAGËZIMI I COSTA VENEZIA NË TRIESTE

Data : 08-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Vetëm disa muaj pas debutimit të saj, kompania Costa Cruises njoftoi në Trieste pagëzimin e Costa Venezia, njësia e parë e dedikuar për tregun kinez.Aktualisht Costa Venecia është duke u përfunduar në kantjerin Fincantieri në Monfalcone, ajo do të jetë e para e një serie të anijeve të reja që do të bëhen pjesë e Grupit Costa nga 2023, me një investim prej rreth 6 miliardë euro.Costa Venezia, është anija e parë e projektuar nga Costa dhe ndërtuar që të jetë tërheqëse në tregun e pasur kinez, e gjatë 323 metra e gjerë 37 metra, me një tonazh bruto prej rreth 135.500 ton është në gjendje për të akomoduar më shumë se 5,100 të ftuar. 

Image

Në sajë të këtyre numrave do të jetë anija më e madhe e futur nga kompania italiane në tregun kinez. Lajtmotivi i saj është që të ftojë mysafirët lindorë të përjetojnë kulturën, mënyrën e jetesës, traditat italiane duke filluar nga arredimi që ka elemente të ndryshme që kujtojnë simbolet e qytetit të Venecias.Ceremonia e Pagëzimit ështe planifikuar për ditën 1 mars 2019 në qytetin e Triestes. Në muajt e ardhshëm do të shpallet program I detajuar i festimeve që do të përfshijnë të gjithë qytetin. Priten mbi 2000 të ftuar, kryesisht nga Kina, Korea, Japonia dhe Europa, të cilët do të kenë mundësi të njohin qytetin e bukur Julian dhe thesaret e tij artistike. Costa Venezia do të mbetet e ankoruar deri më 3 mars, ditën e nisjes së kroçerës së saj të parë. Një lajm tjetër i mirë për të gjithë krahinën nga një pikëpamje turistike, përveç produktit të shkaktuar nga ndërtimi i anijes në fabrikën Monfalcone.Në bordin e Costa Venezia, mysafirët orientalë do të kenë mundësinë të përjetojnë disa aspekte të kulturës veneciane dhe italiane. Teatri kryesor është frymëzuar nga teatri venecian "La Fenice", lobi kryesor do të emërohet si "Piazza San Marco", ndërsa restorantet do të pasqyrojë arkitekturën tipike të rrugëve dhe ndërtesave veneciane me gondola të vërteta, bërë nga artizanët e Squero San Trovaso. 

 Në aspektin e kuzhinës, mysafirët mund të ndjejnë shijen më të mirë italiane të kulinarisë dhe të bëjnë shopping në bord me market më të mira italiane. Në të njëjtën kohë, ata do të ndjehen në shtëpi, në sajë të ofertës së një game të gjerë kuzhine kineze, karaoke në stil kinez dhe festat me tematikë.Para se të mbërrijë në Kinë majin e ardhshëm, Costa Venezia ka dy kroçera të planifikuara, të dyja duke u nisur nga porti italian i Triestes. E para më 3 mars 2019 në Greqi dhe Kroaci, e ndjekur më 8 mars me një udhëtim 53 ditësh, në rrugën e hartuar kohë më parë nga tregtari i famshëm Marco Polo.Kroçerat pas inaugurimit janë të vetmet nisje në dispozicion për mysafirët europianë dhe amerikanë për të parë më afër anijen e re. Prej 18 majit 2019, në fakt, Costa Venezia do t'i kushtohet ekskluzivisht mysafirëve kinezë, duke ofruar udhëtime në Azi duke filluar nga Shanghai.Viti 2019 përveç debutimit të Costa Venezias do të shohë atë të anijeve të reja të parashikuara, Costa Smeralda, njësia e parë e pajisur me LNG që pret të jetë në shërbim në muajin tetor. Një anije e dytë e dizajnuar ekskluzivisht për tregun kinez, binjake e Costa Venezias është aktualisht në ndërtim e sipër në kantjerin Fincantieri Marghera, shpërndarja e planifikuar për vitin 2020.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE