PAGËZIMI I CELEBRITY EDGE ME MALALA YOUSAFZAI

Data : 05-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Disa javë pas debutimit të saj në SHBA, Celebrity Edge u emërua nga një kumbarë e veçantë sipas traditës së vjetër detare.Anija u ankorua në Terminalin T25 Port Everglades (SHBA), porti i saj actual për sezonin 2018-2019, në të cilin shumë vizitorë u dyndën në ceremoninë e pagëzimit. Gjatë sezonit të tij të përurimit, terminali T25 është shtëpia e Celebrity Edge dhe Celebrity Infinity, Celebrity Reflection dhe Celebrity Silhouette.

Image

Pagëzimi i një anije të re është gjithmonë një kohë feste, në këtë rast për Celebrity Cruises është pagëzimi i parë pas gjashtë vitesh që nga anija (Celebrity Reflection), si dhe duke qenë e para e një klase të re të anijeve. Si kujtojnë shumë dashamirës, Edge nuk do të jetë unike, edhe në qoftë se duhet të presim disa vite, do të pasohet nga anijet e tjera simotra respektivisht në pranverë 2020, 2021 dhe 2022.Për Celebrity Edge, kompania ka zgjedhur një kumbarë të veçantë si Malala Yousafzai, një nga vajzat më të reja fituese e Çmimit Nobel, e njohur në mbarë botën për përpjekjet e saj kundër shtypjes së grave dhe të fushatave të saj në favor të arsimit.Zgjedhja e Malala Yousafzai si kumbarë për Celebrity Edge ishte një krenari, ajo mishëron përkushtimin e Celebrity Cruises për të hapur botën përmes edukimit dhe barazisë gjinore. Celebrity, nëpërmjet Malalas, bëri të mundur për të dërguar një mesazh të fortë për të gjithë ekuipazhin, i përbërë nga burra dhe gra nga 70 kombësi të ndryshme dhe të ftuar në bordin e anijeve të flotës në mbarë botën. 

Një ceremoni prekëse, emocionuese dhe e ndryshme nga ajo që zakonisht përfaqëson vlerat e markës premium të grupit Royal Caribbean. Hyrja e Malala Yousafzai në teatrin kryesor në bord u parapri nga një shfaqje nga kantautorja Andra Day, me suksesin "Rise Up" duke marrë ovacione të paharrueshme.Aspak e zënë ngushtë Malala Yousafzai, pavarësisht se nuk ka qenë kurrë në bordin e një anije kroçere tha se ishte e nderuar që u zgjodh si kumbarë dhe për të bashkëpunuar me kompaninë Celebrity Cruises, me të cilën ajo ndan mendimin që lidhet me të ardhmen e lidhur me edukimin e vajzave. Ajo finalizoi fjalimin e sa, duke shpresuar se të gjithë pasagjerët në bordin Celebrity Cruises do të jenë kureshtarë dhe të etur për të mësuar më shumë për edukimin e vajzave në Pakistan.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE