Oceania Insignia rinovohet dhe fillon xhiron rreth botës

Data : 23-01-2019

Autori : Delinda Muçollari

Kohë për rinovim për anijet e vogla të kompanisë Oceania Cruises, markë premium që i përket grupit Norwegian Cruise Line.Të gjitha anijet në flotë janë në madhësinë e duhur, dhe mjaftueshëm të mëdha për të ofruar pajisje dhe shërbime që i has edhe në anijet gjigande. Jo vetëm itineraret unikë, por oferta e pakrahasueshme gastronomike, me 4 restorante të ndryshme specialiteti të përfshira në çmimin e kroçerës dhe një cilësi e lartë, e denjë për restorantet e luksit.‘Insignia’ së bashku me motrat e saj është një nga katër anijet e klasit "R" që i përkasin kompanisë...

Image

Ndoshta disa të apasionuar të kroçerave e mbajnë mend që këto anije të vogla ishin dikur pjesë e kompaniesë Renaissance Cruises, e cilsa falimentoi në vitin 2000. Interiori i këtyre anijeve u dizenjua nga projektuesi britanik John McNeece. Pas falimentimit të kompanisë Renaissance Cruises, e gjithë seria e 8 anijeve u shit në kompani të ndryshme (Azamara, Princess Cruises dhe Oceania Cruises).Aktualisht anija ‘Insignia’ është e angazhuar me kroçerën rreth botës me kohëzgjatje prej 180 ditësh, me nisje nga qyteti i New York (SHBA) duke ndaluar në mbi 90 porte në pesë kontinente të ndryshme.Para se të prezantohej për klientët e privilegjuar që u nisën për turneun botëror, flota mori një përditësim intensiv në bord, dhe ‘Insignia’ ishte anija e parë që përfitonte nga programi Oceania Next.Programi Oceania Next siguron një investim prej mbi 100 milion dollarë për të modernizuar, rinovuar të gjitha hapësirat dhe zonat publike të anijeve më të vjetra të flotës Oceania Cruises për t'i dhënë një pamje më moderne. 

Anijet e tjera të klasës flotës do të pësojnë përmirësime pothuajse identike në dy vitet e ardhshme, Sirena në maj 2019, Nautica në shtator 2019 dhe Regatta në qershor 2020.Vitin e kaluar, Insignia bëri një ndalesë 16-ditore në port për t'u rinovuar. Të gjitha kabinat në bord, si dhe suitat dhe hapësirat publike janë rinovuar me shtimin e ngjyrave më të lehta dhe më të ajrosura, ku prezenca e ngjyrës blu mbizotëron duke dhënë një pamje më bashkëkohore.Të përmbedhura këtu janë disa nga risitë e bëra në Insignia:Në mënyrë të veçantë, dhomat morën një ndriçim të ri, edhe mobilje në vend të ngjyrave të mëparshme të errëta si lloj druri tani kanë një ngjyrë të qartë, shtretër të rinj, më të plotë e komodë dhe bazat USB në çdo anë të krevatit.Banjat, ndonëse me përmasa modeste, kanë dushe të reja me dyer xhami në vend të perdes ngjitëse, si dhe orendi të reja në mermer dhe granit.Të gjitha veprat e artit në bord janë të reja, të rafinuara dhe bashkëkohore.Dhoma e madhe e ngrënies ka marrë një llambadar të ri, karriget janë në lëkurë, të lehta dhe jashtëzakonisht të rehatshme.Restorantet e speciteteve të anijeve, Toscana dhe Polo, kanë disa veshje të reja, por ato ndoshta janë vendet e vetme të mbetura besnike ndaj stilit të vjetër.Së fundi, një lajm i mirë për konsumatorët besnikë të markës premium premium Oceania Cruises, biblioteka e vogël në bord ka mbetur e pandryshuar me një afresk dekorativ.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE