MSC Meraviglia viziton Ocean Cay


MSC Meraviglia viziton Ocean Cay

Data : 17-01-2019

Autori : Delinda Muçollari

Ocean Cay është ishulli privat I MSC Cruises në Bahamas, aktualisht në ndërtim e sipër dhe pritet të hapet për publikun në nëntor. Anija që do të bëjë vizitën e parë, duke inauguruar në fakt këtë destinacion ekskluziv privat do të jetë MSC Meraviglia, dita 9 nëntor 2019. Krijimi i Ocean Cay Marine Reserve, pjesë e planit të biznesit të MSC Cruises me vlerë prej 10 miliardë euro,I cili përfshin ndërtimin e anijeve të reja në shërbim, filloi në vitin 2017 dhe do të përfundojë në 2026...

Image

Puna e vazhdueshme në ishull do të sjellë më shumë se 2,300 pemë, më shumë se 7,500 shkurre dhe bimë vendase, në mënyrë që të krijohet një mjedis tipik tropikale dhe natyror.Në qendër të ishullit do të ketë një lagune të vogël, një vend ideal për argëtim familjar dhe relaks. Do të jenë tetë plazhe në dispozicion, gjithashtu do të ketë vend për një amfiteatër me 2.000 vende, hapësirë dhe pajisje për sportet e ujit, biçikletë me qira dhe lojëra në plazh, pista për ecje dhe vrap, një pavion për dasma dhe festime të tjera. Mysafirët e MSC Yacht Club do të kenë qasje ekskluzive në një objekt Wellness me bungalot private.

Sipas kompanisë, për të arritur pikën më të largët të ishullit duke filluar nga moli do të duhen vetëm 17 minuta. E gjithë energjia elektrike e nevojshme do të gjenerohet nga panelet diellore që gjithashtu do të suportojnë akomodimin e stafit të vendosur në ishull, mbi 140 Bahamianë.Kërsesa po rritet gjithnjë e më shumë për të zbuluar këtë destinacion të ri sensacional, të zhytur në det, i rrethuar nga natyra dhe me shumë anije të flotës MSC Cruises që do të lundrojnë atje.

Lajme të tjera Blog