MSC Meraviglia debuton në New York

Data : 06-12-2019

Autori : Delinda Muçollari

  • MSC Meraviglia do të jetë anija e parë në flotë që do të prekë për herë të parë ishullin privat të MSC Cruises në Bahamas Ocean Cay MSC Marine Reserve .

  • MSC Meraviglia do të ketë portin e Miami-t si port mëmë dhe pikërisht nga ai do të fillojnë kroçerat çdo javë për të lundruar në Karaibe gjatë gjithë sezonit të dimrit.

  • MSC Meraviglia është anija më e madhe e kroçerave që i është afruar ndonjëherë Manhattan-it.

Image

New York City, 8 tetor 2019 - MSC Meraviglia bëri debutimin e saj në Manhattan, New York City. Me një kapacitet maksimal prej 5,655 pasagjerësh dhe një tonazh bruto prej 171.598 ton, MSC Meraviglia vendos rekordin e të qenurit anija më e madhe që ka prekur ndonjëherë në këtë pozicionim.

 

"MSC Meraviglia do të lundrojë nga New York-u për tre itinerare të ndryshme dhe do të jetë e mundur të zbuloni disa nga destinacionet më tërheqës përtej Atlantikut. Më vonë do të transferohet në Miami për të kaluar tërë sezonin e dimrit në Detin e Karaibeve, "tha Leonardo Massa Country Manager i MSC Cruises.

Pas sezonit të saj inaugurues në Miami, MSC Meraviglia do të kthehet të lundrojë në Europën Veriore (nga Prilli deri në Tetor 2020), për t'u pozicionuar përsëri përsëri përtej oqeanit. Nga tetori i vitit 2020, anija do të kryejë akoma lundrime 10-netë nga New York City në Kanada dhe në New England. MSC Meraviglia do të niset rregullisht për lundrime javore nga Miami gjithashtu në sezonin e dimrit 2020-2021.

 

MSC Cruises lundron në të gjithë botën duke prekur mbi 200 destinacione dhe duke ofruar një përvojë emocionuese në bord me një stil të pangatërrueshëm mesdhetar.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE