MSC Grandiosa 'Float out'

Data : 09-01-2019

Autori : Delinda Muçollari

Në ditët e fundit në kantjerin e Saint Nazaire në Francë, shumë kureshtarë e të apasionuar kanë dëshmuar nxjerrjen jashtë ‘float out’ të MSC Grandiosa, anija e parë e klasit Meraviglia Plus.‘Float out’ është momenti kur anija bie për herë të parë në kontakt me detin ose ujin, duke shënuar kalimin nga faza e ndërtimit në atë dedikuar përgatitjes.MSC Grandiosa pritet të jetë në shërbim në nëntor 2019, është njësia e parë e re e klasit Meraviglia Plus, do të jetë gjithashtu anija e pestë për të hyrë në flotën MSC Cruises në vetëm dy vjet e gjysmë...

Image

Debutimi i anijeve të reja është një pjesë integrale e planit të zgjerimit të nisur pak kohë më parë nga kompania, parashikon gjithsej 12 anije të reja deri vitin 2027.Kjo anije e re e klasit Meraviglia Plus synon të jetë një evolucion i përmirësuar i prototipit Meraviglia, për një tonazh bruto prej rreth 181,000 ton, si dhe për të arritur një gjatësi prej 331 metra dhe e aftë për të akomoduar rreth 6300 mysafirë.Gjithashtu do të ketë një promenade të gjatë në pjesën qendrore, një qendër nervore në jetë, e pasuruar nga dyqanet nga të dyja anët, restorantet tematike dhe një vend ideal për festat në bord. Gjithmonë aty do të jetë prezent ekrani i madh i Sky LED, rreth 98.5 metra i gjatë.Në mesin e përvojave të reja në bord, të ftuarit do të kenë mundësinë për herë të parë, për të shijuar muzeun e pare të arteve figurative në det, ai ofron një koleksion të artit klasik dhe bashkëkohor, në gjendje për të rritur përvojën argëtuese në bord në një nivel krejtësisht të ri, duke ju lejuar të admironi disa nga veprat më të bukura të artit në botë.Gjithashtu në këtë anije do të jenë në dispozicion shfaqje të reja dhe ekskluzive të bëra nga Cirque du Soleil në det, lider botëror në argëtimin artistik. 

Gjithashtu në çdo anije e klasit Meraviglia do të ofrohen shfaqje të ndryshme, përpos atyre që ofrohen aktualisht do të shtohen të reja.Së fundi, MSC Grandiosa jo vetëm që do të jetë plot funksionalitet, por gjithashtu do të pajiset me teknologji për respektimin e mjedisit në det. Ajo do të jetë e pajisur me sistemet më të fundit dhe më të avancuara hibride të pastrimit të gazit, katalizatorët SCR, aftësi të menaxhimit dhe riciklimit të mbeturinave në një hap me kohën, sistemet e reduktimit të emetimit, të ngrohjes dhe trajtimin e ujërave të zeza me metoda shumë të avancuara. E gjithë kjo, në një anije të projektuar për të gjitha stinët dhe të aftë për tu ndalur në shumicën e porteve ndërkombëtare të lundrimit në botë.Kur MSC GRANDIOSA do të lundrojë në nëntor 2019, ajo do të ofrojë udhëtme 7ditore të itinerarit të Mesdheut Perëndimor në Gjenovë, Civitavecchia, Palermo, Valletta (Maltë), Barcelona (Spanjë) dhe Marsejë (Francë).Lundrimit i saj i parë është planifikuar nga Gjenova më 16 nëntor 2019.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE