MSC CRUISES prezanton xhiron e botës 2021

Data : 12-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Msc Magnifica nisi këtë janar lundrimin e parë të "xhiros së botës" , pikërisht më 5 Janar 2019. Ndërkaq kroçera e botës e vitit 2020 është tërësisht e rezervuar duke bërë kështu që të planifikohet xhiroja e tretë e botës në 2021. Ëndrra e të gjithë udhëtarëve të kroçerave është ai udhëtimi rreth botës për të gjithë ata që duan të marrin një pushim nga puna, të trajtojnë veten me një pushim total larg nga puna e përditshme dhe të shijojnë eksperiencën që ndodh vetëm një here në jetë, vizita në gati gjithë detet dhe vendet e botës.

Image

Turneu i tretë botëror i MSC Cruises do të ketë një itinerar të paparë me 53 destinacione të njohura në 33 vende të ndryshme, gjashtë bujtje të gjata në qytete porte të tilla si Los Angelos, Sydney dhe Tokio për të lejuar mysafirët të zbulojnë disa nga destinacionet më ndjellëse aziatike dhe shumë të tjera. Kjo kroçerë rreth globit do të zgjasë 119 ditë dhe MSC Poesia do të drejtojë harkun e saj në perëndim drejt disa prej ishujve më të bukur të Karaibeve, një pasazh në Kanalin e Panamasë dhe pastaj për në San Francisco (SHBA). Një pjesë e dytë e këtij udhëtimi të gjatë përfshin ndalesa në Hawaii, Samoa, Fixhi, Auckland, Zelanda e Re, Sydney dhe Bregun e Artë Australian, ku mysafirët mund të admirojnë barrierat e mëdha koralore para mbërritjes në Papua Guinea e Re dhe Filipinet. Do të vazhdohet me Japoninë, ku MSC Poesia do të mbërrijë gjatë sezonit kur çel qershia, e cila mund të jetë koha më e mirë për të zbuluar bukurinë panaramës së lindjes së diellit. Pas fazës së Japonisë, MSC Poesia do të shkojë në Shangai në Kinë, Hong Kong dhe prej andej Vietnam, Singapor dhe Malajzi, më në fund duke kaluar Oqeanin Indian në Sri Lanka dhe Dubai, do të fillojë fazën e fundit të lundrimit "rreth botës" i cili do të çojë në kalimin në Kanalin e Suezit për kthimin në ujërat e Mesdheut. Kjo kroçerë në bordin e MSC Poesia do të lejojë të ftuarit që të shqyrtojnë dhe të zbulojnë shumë vende me ndalesa të gjata dhe gjatë natës të shoqërohen nga një argëtim i sofistikuar dhe mikpritja që vetëm MSC Cruises mund të ofrojë. 

Në bord do të gjeni shërbime të ndryshme për relaks, shërbim të plotë me banjo turke, sauna dhe masazhet për trupin. Eksploruesit më sportive mund të argëtohen në basketboll dhe fushë tenisi ose në palestrën më të mirë. Përfundimisht, pajisjet e pasura në bord përfshijnë 3 pishina dhe 4 vorbulla.Tashmë nisja është e hapur për rezervime për MSC World Cruise në 2021 me kuota që nisin nga 13.500€, duke përfshirë pijet dhe ushqimin, 15 eskursione për të zgjedhur dhe një zbritje 30% për shërbimin e lavanderisë.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE