MSC Bellissima në ditët e fundit në port

Data : 27-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

MSC Bellissima është në ditët e fundit të pritjes përpara se në mars 2019, të presë shiritin dhe të niset në lundrimin e saj të pare në Mesdhe.Pravat në det u bënë në ujërat jashtë brigjeve të kantjerit Saint Nazaire, me më shumë se 400 vetë në bord midis teknikëve dhe inxhinierëve.

Qëllimi i sprovave të detit është të provojë funksionimin korrekt të të gjitha sistemeve në bord si dhe cilësitë detare të anijes, kalimin terminal të procesit të gjatë të prodhimit.Pasi përfunduan sprovat e detit, MSC Bellissima u ankorua në portin "Bassin de Penhoët", ku do të vazhdojnë planet e brendshme.


Image

MSC Grandiosa, e para e këtyre anijeve të klasit Meraviglia plus, do të jetë gati në vjeshtë. MSC Virtuosa, e dyta e të njëjtit klas pritet në vitin 2020.MSC Bellisima, me cilësitë e klasit Meraviglia, ka një tonazh bruto prej rreth 167,600 ton dhe mund të strehojë deri në 5,700 të ftuar, kjo anije e re do të jetë më e madhja e MSC Cruises së bashku me të motrën Msc Meraviglia.

Komandën e Bellisimas kompania ia delegoi kapitenit Raffaele Pontecorvo, një shtetas i SantAgnello, pranë Sorrentos, Napoli, I cili ka vite eksperiencë në det dhe në Institutin Teknik Nautical Nino Bixio të Sorrentos. Pikërisht aty ku në periudha të ndryshme kanë studiuar Achille Lauro dhe Gianluigi Aponte, disa nga figurat e shquara të kompanisë. Ai u bashkua me kompaninë në vitin 1982, që nga vitet 2000 u transferua në anijet e pasagjerëve, duke marrë vite me radhë komandën e njësive të ndryshme duke përfshirë MSC Musica, MSC Splendida dhe në 2017 MSC Meraviglia.


Stafi i nivelit të lartë të MSC Bellissima kompletohet nga Drejtori i Makinerisë Antonio Iaccarino dhe Orazio Caci si Drejtor i Hotelit.

Siç është njoftuar në muajt e fundit, MSC Bellissima do të pagëzohet në qytetin e Southampton (Angli), më 2 mars 2019. Në një distancë prej 11 vitesh që nga pagëzimi i fundit në Britaninë e Madhe, në vitin 2008 pas MSC Poesia, për këtë ngjarje prania e pazëvendësueshme e Sophia Loren, si një kumbarë zyrtare, nuk mund të përjashtohet.

Ndër karakteristikat e veçanta s’mund të harrojmë praninë në bord të Cirque du Soleil në det.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE