Marrëveshja e firmosur me MSC CRUISES në Majami

Data : 16-01-2019

Autori : Delinda Muçollari

MSC Cruises po vendos pikat mbi i edhe me autoritetet e qytetit të Miamit (SHBA) lidhur me projektet e reja në ndërtimin e anijeve dhe destinacionet e reja të kroçerave.Ajo ka nënshkruar tashmë kontratën mbi infrastrukturën e terminalit të kroçerave që do të strehojë në të ardhmen anijet e reja dhe inovative të klasit botëror. Me terminalin e ri të lundrimit, MSC Cruises ka parashikuar të lëvizë rreth 1.5 milionë pasagjerë përmes Portit të Majamit çdo vit...

Image

Anijet e reja të klasit botëror do të jenë katër, të zhvilluara me një teknologji të avancuar dhe të pritet të jenë në shërbim midis viteve 2022 dhe 2026.Brenda anijeve do të ketë hapësirë për 6850 të ftuar në 2760 lloje të ndryshme të kabinave, duke arritur kapacitetin më të lartë të flotës, nga jashtë do të jetë 330 metra e gjatë dhe një gjerësi prej 46 metrash.Risia qëndron në sistemin e shtytjes, i pajisur me LNG, si dhe një sistem të ri i trajtimit të ujërave të zeza. Anijet do të kenë një strukturë origjinale dhe të pazakontë, forma e anijes do të jetë në formë Ypsiloni, për të rritur numrin e kabinave ballkon në dispozicion për mysafirët. Arka do të jetë pingul me detin për të rritur stabilitetin dhe hidrodinamikën. Karakteristika të tjera të reja përfshijnë dhoma të veçanta familjare, një suitë panoramike dhe me pishinë private.

Pas nënshkrimit do të fillojë punën në përmirësimin e terminalit të dedikuar për anijet e MSC Cruises, puna që përfshin hapësira të reja për pasagjerët, zyra, objektet hotelierike, objektet në det të hapur dhe të tjera të cilat duhet të jenë përfunduar deri në nëntor 2022.Aktualisht, kompania me bazë në Gjenevë (Zvicër) ka një flotë prej 15 anijesh dhe tre prej tyre kanë si portin mëmë pikërisht Terminalin-Port Majami: MSC Seaside, MSC Divina dhe MSC Armonia.Royal Caribbean nëntorin e kaluar 2018, me ardhjen e Symphony of the Seas, hapi terminalin e saj të ri Terminal A, aktualisht port mëmë për disa nga anijet e saj të klasit Oasis me rreth 5,400 pasagjerë.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE