Costa Venezia në prag inaugurimi

Data : 27-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Costa Venezia është në ‘provat gjenerale’ të saj në portin Monfalcone për tu sprovuar nga ujërat e Adriatikut dhe për të marrë konfirmimin final për tu lëshuar në det!Provat e detit janë të nevojshme për të testuar funksionimin korrekt të të gjitha sistemeve në bord, një fazë që paraprin përfundimin e ndërtimit në kantjer. Kur sprovat e detit të përfundojnë, do të jetë gati për debutimin e saj të planifikuar për në 1 mars, 2019 në qytetin e Triestes.Kjo anije e re dhe moderne është e para nga një seri anijesh të reja që do të bëhen pjesë e Grupit Costa deri më 2023, me një investim total të vlerësuar në 6 miliardë euro...

Image

Siç e dinë shumë kroçeristë, Costa Venezia, është anija e parë Costa e projektuar dhe ndërtuar për të kënaqur tregun kinez të kroçerave, e gjatë 323 metra e gjerë 37 metra, me një tonazh bruto prej rreth 135.500 ton është në gjendje për të akomoduar mbi 5,100 mysafirë. Këto shifra e bëjnë atë anijen më të madhe italiane në tregun kinez.Tematika kryesore e arredimit të anijes është ajo veneciane, duke ftuar kështu mysafirët që të zbulojnë kulturën, mënyrën e jetesës, traditat italiane të artit dhe kulinarisë dhe detaje të kujtojnë qytetin e Venecias.Këto përfshijnë teatrin kryesor, i frymëzuar nga teatri venecian "La Fenice", ndërsa lobi kryesor do të emërohet natyrisht "Piazza San Marco" dhe restorantet do të pasqyrojnë arkitekturën tipike të rrugëve dhe ndërtesave veneciane me gondola të vërteta, bërë nga artizanët e Squero di San Trovaso.Detyra e kuzhinierëve në bord është që të ofrojnë për të ftuarit lindorë pjatat më të mira të kuzhinës italiane, ose të gjejnë në dyqanet e bordit shumë marka të famshme të "made in Italy", dhe në fund të shijojnë spektaklet italiane me artistë me famë ndërkombëtare.

 Në të njëjtën kohë ata do të marrin frymë në ajrin e shtëpisë, në sajë të ofertës së një game të gjerë kuzhine kineze, karaoke në stil kinez dhe festa me tematikë.Lundrimi i gjatë i pozicionimit që do të çojë Costa Venezian në Kinë zgjat 53 ditë, në rrugën e gjurmuar kohë më parë nga tregtari i famshëm Marco Polo. Prej 18 majit 2019, në fakt, Costa Venezia do t'i kushtohet ekskluzivisht mysafirëve kinezë, duke ofruar kroçera në Azi me nisje nga Shanghai.Në javët e fundit kompania ka njoftuar se ceremonia e pagëzimit do të mbahet më 1 mars 2019 në qytetin e Triestes. Ngjarje si kjo janë në gjendje të tërheqin mbi 2000 mysafirë nga e gjithë bota dhe kryesisht nga Kina, Korea, Japonia, të cilët do të kenë mundësi për të zbuluar qytetin e bukur Julian dhe thesaret e tij artistike. Anija do të mbetet e ankoruar në qytetin Julian deri më 3 mars, ditën e nisjes së lundrimit të saj të parë. E vetmja gjë që mbetet është të presim për debutimin e kësaj anije të re me "C" -në e madh në bashë të saj në mars 2019.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE