COSTA CROCIERE: Pothuajse e ezauruar për kroçerat e fundvitit

Data : 21-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Çdo vit rritet ndjeshëm numri i udhëtarëve që zgjedhin anijet e kroçerave për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri larg nga stresi, kaosi dhe ndoshta edhe në një vend më të mirë se shtëpia. Trendi pozitiv i kroçerave vazhdon, edhe një herë ato janë produkti më i vlerësuar për "pushime" pa marrë parasysh sezonin.

Për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, flota e Costa Cruises po përgatitet të mbajë në bord të 14 anijeve të saj, rreth 80,000 mysafirë. Anijet, ndryshet nga resortet, kanë aftësinë për të lëvizur dhe të pozicionohen kudo në botë, jo rastësisht anijet e Costa Cruises janë të vendosura në Detin Mesdhe, në ishujt e bukur të Karaibeve, Emiratet e Bashkuara Arabe, Amerika e Jugut, Indi, Lindjen e Mesme, pra në çdo cep...


Image

Anijet Costa Cruises të pozicionuara në detin Mesdhe janë ato që do të presin një publik European, kryesisht italian, spanjoll, zviceran dhe gjerman, ndërsa shumë francezë priten në Karaibe.Suksesi i kroçerave europiane të Vitit të Ri dhe të Krishtlindjeve qëndron në afërsinë e porteve përgjatë bregdetit të Mesdheut perëndimor, të aksesueshme për të gjithë europianët. Të gjithë ata që dëshirojnë diçka më shumë, ka shumë fluturime çarter të rehatshme që i çojnë pushuesit në të nxehtin e ishujve të Karaibeve si Guadeloupe, siç janë për tu përmendur shumë të tillë.

Ndër më të lakmuarit janë Emiratet e Bashkuara Arabe, jo shumë larg njëri-tjetrit për sa i përket orëve të destinacioneve ajrore nga Evropa, duke ofruar një klimë të butë dhe mundësi për të zbuluar bukurinë e shkretëtirës dhe më gjerë. Ëndrra e shumë të apasionuarve të kroçerave, udhëtimi rreth botës, me Costa Luminosa, do të jetë e aftë të akomodojë rreth 2.300 mysafirë, në një udhëtim të gjatë 112 ditë me ndalesa në 5 kontinente të ndryshme, duke lundruar në tre oqeane dhe ndalesa në 43 destinacione të ndryshme para se të mbarojë në Venecia më 27 prill 2019.

Edicioni i vitit 2019 është numri dymbëdhjetë për kompaninë gjenoveze. Nga viti 2011 është ofruar çdo vit ky udhëtim I përfunduar me sukses. Vetëm për të përmendur disa numra, Costa Crociere njofton se nga viti 2011 ishin afërsisht 60,000 të ftuar që hipën në të paktën një nga tre nisjet e xhiros së botës.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE