Celebrity Flora del në det

Data : 21-01-2019

Autori : Delinda Muçollari

Celebrity Cruises, markë premium e grupit Royal Caribbean, ka një flotë moderne të anijeve luksoze të mëdha dhe dy anije të vogla të vendosura në ishujt e bukur Galapagos.Përveçse është në pritje të disa anijeve të mëdha turistike, të tilla si anijet revolucionaret e klasit Edge, në vitin 2019 do të shohim debutimin e një anije të vogel e modern, të aftë për të akomoduar vetëm 100 të ftuar e që do të quhet Flora.Në kantjerin hollandez "De Hoop" është festuar në ditët e fundit dalja në det e Celebrity Flora, e cila del në ujë për herë të pare dhe do të vazhdojë me fazën tjetër të ndërtimit...

Image

Celebrity Flora, nga madhësia e afërt me një jaht të madh është aktualisht në ndërtim në Hollandë. Nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne kjo anije konsumon më pak karburant dhe emeton më pak tym të dëmshëm në atmosferë, duke respektuar parajsën natyrore të ishujve Galapagos, destinacionin e saj të ardhshëm.Përveç kësaj për të qenë një strukturë shumë ekologjike, zgjidhje të ndryshme janë duke u studiuar për të zvogëluar përdorimin e plastikës në bord dhe për të menaxhuar ciklin e mbeturinave, duke u përpjekur për të përdorur vetëm produkte të riciklueshme ose biodegraduese.Tani për tani ne e dimë se ajo do të ketë variacion në sallat e ngrënies dhe shumë salla të hapura për të vëzhguar yjet. Ky trend i fundit i industrisë së udhëtimit do të jetë në dispozicion duke paguar një shtesë të vogël dhe vetëm për katër mysafirë. 

Të përfshira në çmimi janë një përzgjedhje e kokteileve, verërave, një menu e gjerë, mëngjes i plotë shërbyer në shtrat dhe të shoqëruar nga një ekspert i cili do të shpjegojë yjet.Ky ndërtim i ri karakterizohet me një dizajn që del përpara, në mënyrë që të lejojë të gjithë ata që e zgjedhin të përfitojnë nga përvojat më të mira të mundshme në kontekstin unik që ofrojnë Galapagosin.Përurimi i anijes Celebrity Flora është planifikuar për në 26 maj 2019 dhe do të propozojë gjatë gjithë vitit itinerare alternative që zgjasin shtatë netë me nisje nga Baltra (Ekuador).

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE