Carnival Legend kthehet në Europë në vitin 2020

Data : 18-12-2018

Autori : Delinda Muçollari

Për ata që pëlqejnë stilin amerikan të pushimeve, kjo është anija që ju përshtatet!Carnival Legend është anije që i përket klasit Spirit të kroçerave Carnival, e ndërtuar në vitin 2001 në kantierin finlandez ‘Kvaerner Masa-yards’, anije Panamax , në gjendje të kalojnë Kanalin e Panamasë. Me një tonazh bruto prej rreth 88.500 ton, me një gjatësi prej 292.5 metra dhe gjerësi prej 32 metrash mund të strehojë rreth 2,100 pasagjerë. E rinovuar në vitin 2014, aktualisht është e pozicionuar nga kompania në Australi së bashku me anijen binjake Spirit.

Image

 Lajm i mirë për të gjithë dashamirësit e ‘fun ships’, është se anija me këtë emër kaq të veçantë, Carnival Legend, do të ktheht në Europë gjatë vitit 2020 për itinerare shumë interesante.Për sezonin Europian 2020 Carnival Legend ka planifikuar një udhëtim minimalisht prej nëntë netësh, por edhe prej 16 netësh, ndalesa të planifikuara në 34 porte të ndryshme të 16 vendeve. Ajo fillon me udhëtim nga Atlantiku me një lundrim transoqeanik që do ta çojë Carnival Legend në Londër 19 qershor 2020, aty ku do të fillojë lundrimin për në vende piktoreske të tilla si Qaqortoq (Grenlandë), Reikjavik (Islandë), Lerwick (Shetland Islands), Belfast (Irlandë e Veriut) dhe Cork (Irlandë).Lundrim i dytë "europiane" do të zgjasë nëntë ditë duke e çuar anijen fun gjithmonë me nisje dhe kthim në Londër. Që prej 28 qershorit 2020, anija do të nisë rrugëtimin për të vizituar fjordet norvegjeze dhe pikat piktoreske të Bergen, Olden, Molde, Trondheim, Stavanger dhe Alesund.Sezoni do të vazhdojë nga 28 qershori deri më 7 korrik me një zbritje në detin Mesdhe, nga Londra në Barcelonë me thirrjet në Le Havre (Francë), La Coruña (Spanjë), Leixoes dhe Lisbonë në Portugali, Gjibraltar dhe Malaga, Spanjë.

Në sezonin e plotë të verës Carnival Legend i ka planifikuar kroçerat në Mesdhe nga 9 deri në 12 ditë në itinerare klasike për kompaninë në Venecia dhe Barcelonë me ndalesa në vendpushimet më të njohura në pellgun e Mesdheut, si Marsejë (Francë), Napoli dhe Kotorr (Mali i Zi).Së fundmi, një kalim i gjatë i Atlantikut nga 30 tetori në 15 nëntor për 16 ditë do të udhëheqë Carnival Legend nga Barcelona në Tampa (SHBA).Për të gjithë ata që duan të provojnë një anije të re fun, pa kaluar Oqeanin Atlantik, Carnival Legend është një alternativë e re dhe tërheqëse.Në bord do të keni në dispozicion pubin tipik RedFrog ku ju mund të gëzoni birra specialiteti në një atmosferë të Karaibeve, të magjepsur nga magjia e koktejli të Alchemy Bar, të argëtoheni në parkun ujor dhe shumë më tepër.

Lajme të tjera Blog

PËRSE NE