Freedom of the Seas

‘Freedom of the Seas’ u lansua në maj 2006 si anija më e madhe e lundrimit në botë, me 15 kate, me një kapacitet prej 4,500 pasagjerësh dhe risinë e FlowRider, simulatorit të sërfit. Edhe pse anija nuk është më e madhja në flotën Royal Caribbean – titull që është mbajtur nga anijet e reja të klasit Oasis, Royal Caribbean po bën një punë të madhe në mbajtjen Freedom në një hap me kohën duke filluar me shëtitoren e bukru Royal me gjatësi 133 metra me dyqane të panumërta, restorante dhe bare tematike. Në vitin 2015, Fredom pësoi një ridizajnim, kabina të reja, një klub nate dhe dy restorante të reja specialiteti, duke u ofruar pasagjerëve mundësi të mëdha gastronomike nga kuzhina italiane te ajo meksikane. Në këtë anije nuk do të shihni kurrë turma njerëzish, përveç disa orëve të veçanta të vaktit të darkës, ndaj gjithnjë do të gjeni një qoshe të qetë dhe private, si biblioteka, internet kafe, Promenade Cafe, dyqani Vintage dhe madje edhe pishinë me zonën Solarium. Mund të aksesoni lehtë ...

PËRSE NE