Carnival Miracle është e katërta e klasit Spirit, që përfshin anije të një madhësie të mesme. Me deri në 88.500 ton, ajo mbart 2.124 pasagjerë, është lansuar në vitin 2004 me projektues legjendarin Joe Farcus,të njohur për dizajnin që bie shumë në sy. Megjithatë Farcus gjithmonë zgjedh një tematikë në krijimet e tij, korridoret e anijes janë të dizenjuara me personazhe të letërsisë si Robin Hood dhe Robinson Crusoe. Salla qendrore e njohur nl gjuhln e anijeve sia trium, në këtë anije u pagëzua me nofkën qyteti "Superman", në të ndodhet edhe salla Gotham që e ka marrë emrin nga filmi "Batman". Carnival Miracle gjithashtu është rregulluar në mënyrë të thjeshtë dhe harmonike. Miracle si motrat e saj solli risi të tilla si një steakhouse, një sasi mbresëlënëse të kabinave me ballkone, dhe 80% e totalit të kabinave dhe veprat e artit në cilësi muzeale. Restaurimi i Miracle është bërë në vitin 2012, duke shtuar zonën Serenity dedikuar vetëm për të rriturit, madje edhe xhakuzzi me një pamj...