Carnival Fascination

Carnival Fascination, debutoi në 1994 me një peshë prej 70.367 ton, kapacitet prej 2,052 pasagjerësh. Ishte pjesë e fazës së dytë të projektit "Evolutions of Fun", një program prej 350,000,000 dollarë për të rinovuar tetë anije të klasit Fantasy. Restaurimi i anijes ndryshoi hapësirat publike, si kuvertën, ashtu dhe kabinat. Gjatë rinovimit, Fascination ka pësuar një rinovim të madh në pjesën e solariumit, duke inauguruar edhe rrëshqitësen e famshme të WaterWorks. Pishina në qendër të anijes është ridizajnuar në stilin tropikal dhe me çadra të mëdha. Seksioni "Serenity" është prezantuar gjithashtu, i dedikuar vetëm publikut të rritur, i plotësuar me xhakuzi, shezllone dhe çadra dielli. Përveç kësaj, në kabina janë shtuar 98 ballkone, dhe disa suita janë ripërpunuar dhe redizajnuar me ballkone më të mëdha.

PËRSE NE