PALMA DE MALLORCA

Palma de Mallorca, një qytet port në ishullin e Majorkës dhe kryeqyteti i ishujve Baleare. Është qyteti më i madh i Majorkës - një vend i madh dhe i gjallë, me pjesën më të madhe të veprimtarisë turistike në pjesën e vjetër të qytetit rreth katedrales La Sue që dominon gjithë pjesën e lungomares.Arkitektura e kësaj pjese të lashtë të Mesdheut është një miks i stileve gotike, maure dhe Rilindjes. Rrugët dredha-dredha të Palmës ju çojnë drejt kishave të mëdha, marinës, plazheve, burimeve dhe kështjellave të vjetra. Kaq shumë histoir në një hapësirë të vogël, e bëjnë këtë port të përsosur për tu eksploruar në këmbë. Rrugët ofrojnë shumë surpriza, sidomos pasazhe rreth katedrales. Ky port i puthur nga dielli është gjithashtu një qytet i hapur me shumë trafik këmbësorësh dhe mundësi për të ngrënë apo pushuar jashtë në kafene dhe bare , por edhe për të bërë vizita në muze dhe vende historike . Për të dashuruarit e diellit, plazhet janë afër dhe uji është mrekullisht i qartë.
undefined

PALMA DE MALLORCA

shih destinacionin

PËRSE NE