MARSEJË

Marseja është një qytet dinamik dhe shumë i populluar me mbi 1500 vjet histori. Me vlerësimin si Kryeqyteti i Kulturës në vitin 2013, qyteti ndërmori një projekt rizhvillimi, sidomos të portit, i cili i dha më shumë dinamikë lagjeve që ishin braktisur për dekada të tëra. Turi i qytetit fillon nga sheshi i Katedrales së Notre-Dame de La Garde dhe nga e cila ju mund të admironi një pamje të shkëlqyer të qytetit dhe Mesdheut. Porti i Vjetër është sinteza e frymës së qytetit, tregjeve të peshkut, restoranteve, kafeneve, krijimit të një peizazhi autentik. Pas sallës së qytetit të Marsejës ju hyni në zemër të qendrës historike të Marsejë, e cila është identifikuar kryesisht në rrethin Le Panier, një përzierje interesante midis Napolit, Barcelonës dhe kulturave të tjera të botës. Mos e humbi qendrën tregtare La Fayette, në të cilën mund të bëni shopping, dhe rrugicat në afërsi të saj ku do të gjeni punime artizanale. Një nga atraksionet më të bukura të këtij porti, është vizita në Provence, ku do të gjeni fushat e mësha të lavandës dhe do mbushni mushkëritë me aromën më të këndshme ndonjëherë. Mos harroni aparatet fotografike!Itineraret që vizitojnë portin e Marsejës, Francë janë të disponueshëm gjatë gjithë vitit me MSC CRUISES.
undefined

PËRSE NE