BARCELONA
Kryeqyteti i Katalonias, Barcelona, është një nga vendet më të bukura dhe më të gjalla në Spanjë, ndoshta edhe në Evropë. Një qytet i kontrasteve, nuk është si asnjë tjetër në Spanjë; kjo është më e dukshme në arkitekturën e saj, një ndërthurje e stilit gotik dhe nuancave moderne.Barcelona është gjithashtu një qytet me lagje të dallueshme. Qyteti i vjetër - Ciutat Vella - është zemra e çdo gjëje, me muze, dyqane dhe kafene. Pastaj është zona e portit, Port Vell, i cili ka bare, restorante, dyqane, një teatër IMAX dhe akuariumin më të madh në Evropë. I këndshëm dhe i lashtë, Barrio Gotic (Lagjia Gotike) është qendra e qytetit të vjetër dhe sjell së bashku më të mirën e Barcelonës në një varg rrugësh të ngushta, dyqane, kafene dhe korridore magjike, të njohur si LA Rambla!Një nga cilësitë më të mira të Barcelonës është se lagjet e saj janë çuditërisht të lehta për t'u eksploruar në këmbë , po ashtu me anë të metrosë dhe rrjetit të autobusëve të përshtatshëm, të cilët mund t'ju marrin me lehtësi nga një lagje në tjetrën. Mos humbisni një shëtitje në parkun Gaudi, për të parë arkitekturën e veçantë të arkitektit të njohur Antoni Gaudi, dhe më të bukurën prej tyre katedralen ‘La Sagrada Familia’ , një mrekulli që do tju mahnisë!