SAN JUAN
Si një pikë referimi për kroçerat e Karaibeve Lindore dhe Jugore - për të mos përmendur një port inversioni për shumë anije - San Juan është një vend ku pothuajse të gjithë udhëtarët, në një pikë ose një tjetër, iu merr mendtë kjo mrekulli në ishull. Porto Riko është një territor i Shteteve të Bashkuara dhe San Juan është qendra e tij urbane. Qyteti, është i ndarë në pjesën e re kozmopolite dhe në atë të vjetër që vizitohet më tepër nga turistët. Aty vlojnë karnavalet çdo janar, të rinjtë e qytetit dhe jo vetëm e kthejnë San Juan në një skenë vallëzimi e feste! Në restorantet e rrugës së famshme La Fortaleza do të gjenirestorante të shijes së vërtetë latine, kuzhinës së rafinuar dhe asaj popullore. Do të vini re mikpritjen e vendasve kur ju shërbejnë me kënaqësi, sa do tju krijohet ideja e popullit më të lumtur në botë. Muzika dhe ritmi është i rëndësishëm në këtë qytet dhe do tju bëjë për vete. Mos u çudisni tek shihni njerëz që vallëzojnë në rrugë në një ditë të zakontë, ndoshta edhe ju do ju bashkoheni! Si një port turistik, San Juan i vjetër ka me dhjetëra dyqane të markave ndërkombëtare dhe punimeve artizanale, por mrekullia e qytetit qendron tek Kështjella San Felipe del Morro dhe të tjera kështjella më të vogla rrotull, gjurmë të qytetërimit të hershëm