POINT-A-PITRE
Nëse do ta shihnim ishullin e Guadalupes nga lart, do ta kuptonim menjëherë se pse quhet ishulli flutur. Në të vërtetë krahët e saj të fluturës janë dy ishuj të veçantë të lidhur në mes. Point a Pitre është porti kryesor dhe qyteti më i rëndësishëm i këtij territori francez të quajtur Antilet e Vogla. Në vitin 1943, Kristofor Kolombi arriti pikërisht në Antile, duke menduar se ishte në Indi, ai preku një ishull t; vogël pranë Guadalupes me emrin Santa Maria de Guadalupe.Point a Pitre është në krahun lindor të ishullit të quajtur Grande Terre dhe historia e saj është e mbuluar me fatkeqësi natyrore dhe jo natyrore, si uraganet, tërmetet dhe zjarret. Qyteti dhe popullsia e tij janë ngritur gjithmonë nga vështirësitë e mëdha duke e bërë atë sot një qytet të lulëzuar dhe shumë aktiv. Shumë kroçera nisen nga këtu për të kryer itinerare shtatë-ditore dhe për të vizituar 7 ishuj në 7 ditë.