MAJAMI
Qyteti i Majamit ndodhet në territorin e Floridës. Në det të hapur, në lindje të Atlantikut, ka një numër të madh ishujsh. Ishulli më jugor në afërsi të tij është Key Biscayne. Tjetri në veri është Virginia Key, pastaj Fisher Island, dhe pastaj Miami Beach. Fillimisht, zhvilluesit e turizmit vunë re plazhet e Oqeanit Atlantik në Miami Beach, duke filluar zhvillimin e tyre me hotelet elegante Art Deco në pjesën jugore, tani më të njohur si South Beach. Gradualisht zhvillimi vazhdoi në veri, me ndërtesa të larta e biznese, me shërbime të përshtatura me një gamë të gjerë të interesave, duke gjeneruar një cikël tjetër të turizmit amerikan. Ndërsa refugjatët kubanë u dyndën në Shtetet e Bashkuara, ata u vendosën në atë pjesë të vendit që i ngjante atdheut të tyre të mëparshëm në klimë - domethënë në Floridën jugore. Majami, temperaturat tropikale të cilit janë zbutur tani nga kontrolli i brendshëm klimës, dhe janë më të tolerueshme për një fluks të punëtorëve, u bë portë për qasje në Karaibe për shumë kompani kroçerash. Fluksi i popullsisë së Karaibeve ka ndryshuar thellësisht edhe personalitetin e Majamit. Është e vështirë të kalosh një bllok në Majami pa ndeshur ushqimin kuban, muzikën kubane, kulturën kubane. Është një qytet dinamik dhe i gjallë i zhytur në multikulturalizëm. Edhe pse riviera është urbanizuar pothuajse në të gjithë Floridën ka ende interes për të dashuruarit me natyrën dhe qetësinë e saj. Everglades ndodhet në jugperëndim të Majamit. Jashtë bregut të Atlantikut, pas një distance të shkurtër në jug , do të gjeni një nga parqet natyrore më interesante të rajonit. Do të gjeni aty zogj tropikale dhe shpend uji që nuk gjenden askund tjetër në Shtetet e Bashkuara. Dhe ku tjetër në SHBA duhet të ngadalësoni për të shmangur alligatorët që kalojnë rrugën? Nëse Majami është porti juaj i imbarkimit, disimbarkimit apo ndalesës në mes të kroçerës, do ta kuptoni se si rrallë ndonjëherë, është një qytet që ofron shumë për të gjithë: kuzhinë cilësore, shopping, eko-turizëm, golf, sporte ujore, dhe shumë atraksione të tjera turistike.