BARBADOS

Barbados, i cili ndodhet në detin lindor të Karaibeve, është një komb i pavarur ishullor brenda Komonuelthit Britanik. Barbadianët janë të çmendur për çajin e pasdites, për sportin e kriketit (që është edhe sport i tyre kombëtar), golfi dhe zhytje me scuba. Ata janë padyshim të dhënë pas ariti, muzikës e kërcimit dhe shumë artistë të njohur kanë lindur në këtë ishull, ashtu sikurse vetë Rihanna, lindur më 20 shkurt 1988. Vendi është një destinacion i njohur turistik dhe sheh miliona vizitorë çdo vit. Është veçanërisht i adhuruar nga anglosaksonët, të cilët në fakt për vite me rradhë e kanë quajtur shtëpinë e tyre dhe ende vihet re ky ndikim në prezencën e kishave anglikane më shumë se ato ungjillore. Edhe nëse llogaritet në ishujt Karaibe, në fakt pozicioni i Barbados është teknikisht në Oqeanin Atlantik dhe kjo vihet re menjëherë, kur shkon nga njëra anë e ishullit në tjetrën. Ana e Atlantikut është e goditur nga erërat dhe rrymat intensive. Zhvillimi i turizmit është i jashtëzakonshëm sidomos në brigjet perëndimore, pjesa tjetër e ishullit është e mbushur me një natyrë të harlisur dhe plot me kallama të sheqerit që japin jetë këtu edhe për një prodhim fantastik të Rumit. Madje shumë turistë preferojnë të kryejnë ceremoninë e tyre të dasmës në brigjet e këtij ishulli ekzotik, siç bëri edhe vetë ikona e golfit, Tiger Woods. Në një të ardhme, ndoshta edhe ti do ta planifikosh dasmën tënde në këtë destinacion magjik!
undefined

PËRSE NE