MIKONOS

Në fillim të viteve '60, manjati i anijeve, Aristotel Onassis "zbuloi" ishullin grek të Mikonos dhe solli Jackie Kennedy-n atje - dhe së shpejti, ishulli u bë një shesh lojrash ekskluzive për të famshmit si Grace Kelly, Brigitte Bardot dhe anëtarë të familjes Versace.Sot është më demokratik, një vend i zhurmshëm, i gjallë dhe shumë i përhapur, me diçka për të gjithë, nga beqarët, tek çiftet homoseksuale dhe po ashtu familjet. Do të gjeni brigje të qeta ranore, plazhe me guralecë, kafene bregdetare, dyqane në çdo rang të çmimeve (marka ndërkombëtare dhe vepra artizanale lokale), sporte uji dhe ushqime të shijshme (sidomos peshq të freskët). Ata që duan të përjetojnë jetën e zjarrtë të natës, në këtë ishull do të gjejnë festa si askund tjetër.Pas sezonit të verës, Mykonos bëhet më i qetë, por nuk ndalet. Restorantet në zonat turistike kryesore - plazhet dhe shëtitoret - janë përgjithësisht të hapura nga marsi deri në nëntor.Qyteti më i madh i ishullit është qyteti i Mikonos, i njohur edhe si Chora ose Hora; disa kilometra më tutje është fshati Ano Mera. Subjekt i shumë pikturave nga artistë vendas, Mikonos është një festë e gjallë, me ujërat e saj kaltra, shtëpi të bardha pikturuar me bojëqielli, pemë të mbushura me lule në pranverë dhe anijet e shumta të peshkimit.
undefined

PËRSE NE