KATAKOLON

Qyteti grek i Katakolon, me një popullsi prej rreth 600 banorësh, është destinacioni juaj i rradhës me kroçerë: kafenetë e vogla, dyqanet që shesin suvenire, bluza, kapele ,bizhuteri dhe objekte artizanale janë gjëja e parë që do të shihni. Mos humbi një drekë në restorantet buzë detit, duke soditur anijet që vijnë dhe ikin, e në veçanti duhet të ndaleni patjetër tek ristoranti ‘The Pilot’ ku do të provoni xaxikin më të mirë në botë. Por kjo nuk është arsyeja që e bën atë një destinacion për anijet turistike. Ai shërben si shteg për të vizituar Olimpian e lashtë, vendlindjen e Lojërave Olimpike. Madje në qytezë do të gjeni edhe banorë që kanë marrë pjesë dikur në këto lojra dhe do tju tregojnë me shumë dëshirë për historinë e tyre. Aleksandri i Madh, Platoni dhe Aristoteli janë në mesin e atyre që i kanë parë lojra nga pikërisht nga ai kënd ku ju si turistë mund të akomodoheni në vizitën tuaj. Vizitoni Muzeun Arkeologjik të Olimpias, një thesar të skulpturave dhe gdhendjeve, dhe Muzeun e Historisë së Lojrave Olimpike të lashta, ku mund të mësoni në lidhje me garat origjinale. Por mrekullia e momentit në Katakolon, ndodhet pikërisht në plazhe me rërë të bardhë në Gjirin e Kyparissia, ku ka aq shumë plazhe, sa atje ku do të shkoni ju me skuter apo makinë me qira, nuk do të gjeni të tjerë turistë dhe mund të shijoni privatësinë si të ishit në ishullin tuaj privat!
undefined

PËRSE NE