HERAKLION
Është e zakonshme për turistët që për herë të parë mbërrijnë në Kretë dhe mahniten se sa modern është qyteti. Në fund të fundit, kjo është shtëpia e qytetërimit të parë të Evropës dhe vendlindja e miteve dhe legjendave të panumërta. Vizitorët kanë tendencën të presin një fshat të vogël me ndërtesa të vjetra në vend të një qyteti dinamik kozmopolit, ku dikur ka pasur shtëpinë Herkuli, Mbretit Minos, Minotauri dhe karaktere të tjera të mitologjisë së lashtë.Magjia e Kretës, megjithatë, është fakti që komoditetet e saj moderne shkëmbehen në mënyrë paqësore me thesaret e saj të lashta dhe nuk i kamuflojnë ato. Rezultati është një qytet i gjallë që mund të shikojë drejt së ardhmes duke vazhduar të përqafojë të kaluarën e tij.Dyqane, hotele dhe ndërtesa bashkëkohore mund të jenë gjërat e para që kap syri i vizitorëve, por nëse kërkon disa përgjigje mbi gjithçka sheh rrotull, historia e lavdishme e qytetit bëhet akoma më e shkëlqyer. Muret masive të ndërtuara rreth vitit 1500 në zemër të qytetit, si dy krahë të fuqishme përpiqen ta mbajnë Kretën shumë larg epokës moderne. Arkitektura , dekori dhe reliket e tjera të së kaluarës janë të shpërndara në të gjithë qytetin, me shumë prej këtyre atraksioneve që datojnë shekuj para, në kohën kur Venecia qeveriste ishullin e Kretës.Ndërsa përzierja e së kaluarës dhe së tashmes ofron një kontekst interesant, bukuria e vërtetë e Kretës vjen nga reflektimet e thjeshta të jetës së përditshme greke. Surprizat e saj të vogla dhe të papritura janë gjërat që e bëjnë qytetin më të gëzueshëm, vazot me lule, parqet, madje edhe një i moshuar bizë rrugës që luan mandolinën. Sheshet publike dhe tavernat festive tërheqin akoma më më shumë turistë, por Kretën e vërtetë do ta përjetoni më mirë nëse bëni një shëtitje në breg të detit gjatë perëndimit të diellit dhe vizitoni port e vjetër ngjitur me fortesën veneciane dhe të shikoni peshkatarët të cilët monitorojnë me kujdes rrjetat e tyre deri në agim.